Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet zv.sekretari, një “mal” me dokumente e kompjuterë: Përfundon aksioni te ministria e Liburn Aliut

08/10/2024 - 14:54
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestohet zv.sekretari, një “mal” me dokumente e kompjuterë: Përfundon aksioni te ministria e Liburn Aliut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka përfunduar aksioni te Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu. Nacionale ka parë se hetuesit kanë dal me një numër të madh dokumentesh si prova nga objekti i kësaj ministrie, derisa në anën tjetër është arrestuar zëvendës sekretari Izedin Bytyqi.

Pasditen e së martës, pas aksionit që nisi qysh në mëngjes, hetuesit policorë janë parë me një numër të madh provash, ku shihen dokumente e pajisje kompjuterike.

Sipas burimeve, aksioni u zhvillua në Departamentin për Pellgje Ujore, që kryesohet nga Naser Hafizi. Ky i fundit ishte përmendur në aferën për ambalazhuesit e ujit.

Në anën tjetër, u arrestua Izedin Bytyqi. Siç raportoi Nacionales, dyshimet e para janë se bastisja ndërlidhet me raportimin e Albanian Post për ambalazhuesit e ujit.

Mediumi “Albanian Post” javë më parë raportonte se Ministria kishte shlyer borxhe për firma të ndryshme në mënyrë të dyshimtë, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm mbi 10 milionë euro.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media konfirmoi aksionin, ku mes tjerash, theksoi se janë dy persona të dyshuar për tri vepra penale të ndryshme.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Në lidhje me këtë, Liburn Aliu kishte folur në Kuvendin e Kosovës. Madje, ai kishte mohuar këto akuza duke thënë se nuk ka vendim për falje të borxheve.

“Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë, unë vetëm dua të them kështu: Nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi, qysh njëjtë nuk ka asnjë vendim i cili e përcakton borxhin milionësh çfarë pretendohet. Çka ka, ka pagesa të rregullta, normale qysh kanë qenë në cilëndo prej qeverive sipas raportimeve të kompanive për sasinë e ujit të shitur që e kanë pas. Për kompani të cilat nuk kanë raportu dhe supozohet se kanë borxhe, në cilëndo prej qeverive më herët ka pasur një lloj kalkulimi të një borxhi të supozuar në bazë të udhëzimit administrativ që thotë me marr sasinë maksimale të ujit që shfrytëzohet. Kjo është në shpërputhje me vetë këtë udhëzim administrativ ku thotë këtu shumë qartë, thotë: Të gjithë ambalazhuesit të ujit mineral apo të pijshëm paguajnë 0.009 euro për litër të shitur, pra thuhet për litër të shitur. Sasia e shitur që shesin kompanitë nuk mund të përcaktohet as me ujëmatës, as nuk mund të përcaktohet nga sasia maksimale që ata e marrin ujin. Pra se sa ata shesin duhet me përcaktu në mënyra tjera ose me raportim të tyre.” – ishte shprehur ai.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi: Nuk mundem t’i komentoj urat, le të hetohet
Lajme

Krasniqi: Nuk mundem t’i komentoj urat, le të hetohet

11/07/2025 - 11:42
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Zemaj: Koha për arrestime – keqpërdorime financiare për katër vjet në Qeverinë Kurti

11/07/2025 - 11:39
Tahiri: Hera e 45’të që Dehari është duke e shkel Kushtetutën
Lajme

Tahiri: Hera e 45’të që Dehari është duke e shkel Kushtetutën

11/07/2025 - 11:36
Vetëvendosje e dështon sërish konstituimin e Kuvendit me “metodën Dehari”
Kryesore

Vetëvendosje e dështon sërish konstituimin e Kuvendit me “metodën Dehari”

11/07/2025 - 11:35
“Rrezikojmë të mbesim pa paga”, gazetarja e RTK-së pyet pse s’po lëviz VV drejt kompromisit, Abrashi: Po e adaptoni narrativën e opozitës
Lajme

“Rrezikojmë të mbesim pa paga”, gazetarja e RTK-së pyet pse s’po lëviz VV drejt kompromisit, Abrashi: Po e adaptoni narrativën e opozitës

11/07/2025 - 11:25
Një prej nervave kryesor që gjendet në qafë, mjeku kosovar: Nëse shtypet, vdekja mund të ndodh edhe për pak sekonda
Lajme

Një prej nervave kryesor që gjendet në qafë, mjeku kosovar: Nëse shtypet, vdekja mund të ndodh edhe për pak sekonda

11/07/2025 - 11:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Therrja me thikë në Mitrovicë, Zahiti: Njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë