Në Prishtinë po vazhdon protesta kundër rritjes së paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike, e cila ka mbledhur një numër të konsiderueshëm qytetarësh.
Fillimisht, tubimi nisi para ndërtesës së KEDS-it, por situata u tensionua kur u hodh tym i kuq, duke sjellë ndërhyrjen e Policisë, e cila arrestoi një të moshuar.
Pas këtij momenti, protestuesit zhvendosën marshimin e tyre drejt objektit të ZRRE-së dhe më pas drejt stacionit të Policisë në qendër të kryeqytetit.
ADVERTISING
Gjatë rrugës, ata brohorisnin me zë të lartë: “Arrestoni hajnat, jo qytetarët”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimeve për rritjen e çmimit të rrymës.













