Arsenali ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Fulhamit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së katërt në Premier League.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, pavarësisht shumë tentimeve, në fund u mbyll pa gola.
Në atë të dytën u shënuan plot tre gola.
Fillimisht Fulhami kaloi në epërsi me Aleksandar Mitroviq, në minutën e 56’.
Arsenali më pas u rikthye duke e përmbysur rezultatin, fillimisht shënoi Martin Odegard, në minutën e 64’, derisa golin e fitores e shënoi Gabriel Magalhaes, në minutën e 85’.
Topçinjtë pas fitores renditen në vendin e parë me 12 pikë, nga katër ndeshj, derisa Fulhami në pozitën e 11-të me 5 pikë.












