Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arsenali insiston t’ia zgjasë edhe më shumë qëndrimin Xhakës

23/02/2023 - 18:48
në Sport
A A
Arsenali insiston t’ia zgjasë edhe më shumë qëndrimin Xhakës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mesfushori Granit Xhaka pritet të mbetet pjesë e Arsenalit edhe për një periudhë më të gjatë. Mediumet britanike kanë aportuar të enjten se Xhaka tashmë ka nisur negociatat me Arsenalin për kontratën e re. Mësohet se është kërkesë e trajnerit Mikel Arteta për ta mbajtur Xhakën më gjatë në skuadër.

Aktualisht, Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Ndërkohë, me kontratën e re, ai do të mbetej në klub deri në verën e vitit 2026. Bëhet e ditur se negociatat po shkojnë mirë mes palëve dhe marrëveshja pritet të mbyllet para përfundimit të sezonit aktual. Po ashtu, edhe Xhaka është tejet i interesuar për ta vazhduar me gjatë bashkëpunimin me ekipin nga Londra, tek i cili po e mendon edhe pensionimin.

“Xhaka e ka rikthyer tërësisht në mënyrë pozitive karrierën e tij te Arsenali sezonin e fundit, ndonëse më herët ishte afër largimit për shkak të përplasjes me tifozët. Ai tashmë është shndërruar në idhull të tifozëve dhe njëri prej lojtarëve kryesorë të Mikel Artetas”, ka shkruar “90min”. “Palët tashmë kanë nisur negociatat, të cilat pritet të mbyllen me sukses brenda një periudhe të shkurtër. Po ashtu, edhe Xhaka është i interesuar për ta zgjatur qëndrimin e tij te Arsenali, falë Artetas që e ka shndërruar në njërin prej mesfushorëve më të mirë në Premier League”.

Mesfushori 30-vjeçar po e luan sezonin e tij më të mirë me fanellën e Arsenalit. Në 31 paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime. Ndërkohë, Arsenali po lufton për titullin e kampionit, trofe që nuk e ka fituar prej vitit 2004. Aktualisht, Arsenali është lider në tabelë me 54 pikë, dy më shumë se Manchester City, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Trajneri Arteta ka kërkuar nga klubi për ta mbajtur Xhakën edhe për disa vjet, i cili së shpejti pritet ta regjistrojë paraqitjen e 300 me Arsenalin në të gjitha garat. Të dyja palët po shpresojnë që negociatat të mbyllen me sukses para përfundimit të sezonit aktual, pasi bisedat e para ishin shumë pozitive”, ka vazhduar sajti anglez.

Xhaka është pjesë e Arsenalit prej verës së vitit 2016 dhe deri më tani ka regjistruar 281 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me 18 gola dhe 27 asistime. Ai iu bashkua Arsenalit nga Borussia Moenchengladbachut, ndërsa ekipi nga Londra për kartonin e tij pagoi 45 milionë euro. Në një intervistë më herët, Xhaka ka pranuar se po të mos ishte trajneri Arteta, ai do të largohej nga Arsenali. Së fundmi, interesim të madh për Xhakën patën treguar Roma dhe Hertha e Berlinit, por drejtuesit e Arsenalit refuzuan ofertat për mesfushorin shqiptar. Xhaka pritet të jetë titullar në ndeshjen kampionale që Arsenali e luan të shtunën në udhëtim te skuadra e Leicester Cityt.

JU REKOMANDOJMË

Kontributi masiv i Rashfordit si jotitullar te Barcelona

Kontributi masiv i Rashfordit si jotitullar te Barcelona
05/04/2026 - 14:56

Marcus Rashford po e dëshmon veten te Barcelona ku ndodhet në periudhë huazimi nga Manchester Unitedi. Anglezi ka regjistruar 11 gola e 10 asistime në vetëm dy mijë...

Më shumëDetails

Ndodh edhe kjo në Argjentinë, portieri shkon ta përqafojë rivalin pasi humbi penalltinë

Ndodh edhe kjo në Argjentinë, portieri shkon ta përqafojë rivalin pasi humbi penalltinë
05/04/2026 - 14:55

Mbrëmë në Argjentinë është zhvilluar një nga derbitë më të mëdhenjë. Independiente, luajti ndaj rivalëve të përbetuar, Racing në një ndeshje që çdo herë ka sjellë tensione dhe...

Më shumëDetails

Guardiola vendos në fund të sezonit rreth të ardhmes së tij

‘FiveThirtyEight’ e bën ‘kampion’ Manchester Cityn ende pa filluar ndeshja, e konsideron favorit absolut
05/04/2026 - 14:53

Manchester City do qartësi për të ardhmen e Pep Guardiolës, por klubi tashmë e pranon se një vendim nuk ka gjasa të merret para përfundimit të sezonit. Pavarësisht...

Më shumëDetails

Xhaka zgjedh ajvarin para të gjithave: Në Kosovë të gjithë e hamë për mëngjes (VIDEO)

Xhaka zgjedh ajvarin para të gjithave: Në Kosovë të gjithë e hamë për mëngjes (VIDEO)
05/04/2026 - 08:36

Futbollisti i Sunderlandit dhe Kombëtarës zviceane Granit Xhaka, ishte i ftuar në një rubrikë të veçantë të Sport Bible, ku krahasuar ushqimet e vendeve të tjera të botës...

Më shumëDetails

GOOOL: Barcelona barazon menjëherë ndaj Atletico Madrid

GOOOL: Barcelona barazon menjëherë ndaj Atletico Madrid
04/04/2026 - 21:55

Barcelona e ka barazuar rezultatin ndaj Atletico Madrid.Rezultati tashmë është 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Rashford ka shënuar në minutën e 42-të. Ja pamjet – VIDEO.

Më shumëDetails

Italia mund të kualifikohet në Kupën e Botës 2026 pavarësisht humbjes nga Bosnja dhe Hercegovina

Italia mund të kualifikohet në Kupën e Botës 2026 pavarësisht humbjes nga Bosnja dhe Hercegovina
04/04/2026 - 15:18

Italia mund të kualifikohet ende për Kupën e Botës 2026, pavarësisht humbjes ndaj Bosnje dhe Hercegovinës në playoff. ‘Azzurrët’ pësuan një humbje pas penalltive në Zenicë të martën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë