Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

04/03/2026 - 16:41
në Kryesore, Lajme
A A
Arsim Bajrami vihet në dispozicion për President, u shkruan letër katër liderëve partiakë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori universitar, Arsim Bajrami nuk do të jetë kandidat për të parin e shtetit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Bajrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas tij, ky angazhim nuk ka pasur motive personale apo karriere, por ka qenë shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe e gatishmërisë për t’i shërbyer Kosovës

Njoftimi i Arsim Bajramit:

Të dashur miq,

Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, KAM VENDOSUR TË TËRHEQ GATISHMËRINË TIME PËR T’U VËNË NË DISPOZICION SI KANDIDAT KONSENSUAL.

Vetëofrimi im kishte për qëllim ekskluzivisht kontributin në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, në të cilën vendi po hyn në vitin e dytë, duke vënë në shërbim përvojën time shtetndërtuese mbi tri dekada, në funksion të unitetit politik dhe qytetar, si dhe të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ky angazhim nuk ka pasur motive personale apo karriere, por ka qenë shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe e gatishmërisë për t’i shërbyer Kosovës në një moment të ndjeshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional të saj.

Cilido President apo Presidente që do të zgjidhet, i dëshiroj sukses dhe shpreh gatishmërinë time që, në kapacitetin tim akademik dhe profesional, të kontribuoj në proceset shtetformuese dhe në forcimin e institucioneve demokratike të vendit.

Me këtë rast, shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për mijëra miq, kolegë, profesorë dhe studentë, për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe solidaritetit qytetar që më kanë dërguar këto ditë.

Me respekt,

Arsim Bajrami

JU REKOMANDOJMË

”Tradhëtarë, kurrë më votë, marre ju qoftë, haram vota, ku është Vjosa”, përkrahësit dhe votuesit e bombardojnë VV-në me komente!

”Tradhëtarë, kurrë më votë, marre ju qoftë, haram vota, ku është Vjosa”, përkrahësit dhe votuesit e bombardojnë VV-në me komente!
04/03/2026 - 17:25

Vendimi i Lëvizja Vetëvendosje për të propozuar Glauk Konjufca si kandidat për President të Kosovës ka nxitur reagime të forta nga mbështetës dhe votues të kësaj partie në...

Më shumëDetails

Zyrtare: VV kandidon Glauk Konjufcën për President, e lë në lloç Vjosa Osmanin

Kurti pritet ta propozojë Konjufcën për president, refuzon Osmanin?
04/03/2026 - 17:04

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka vendosur që Glauk Konjufca të jetë kandidat për president të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur me një postim,...

Më shumëDetails

Sjellja e Kurtit me Osmanin, edhe Andi Bushati rreshtohet kundër Vetëvendosjes

Sjellja e Kurtit me Osmanin, edhe Andi Bushati rreshtohet kundër Vetëvendosjes
04/03/2026 - 16:59

Gazetari nga Tirana, Andi Bushati, një kritik i rreptë i regjimit të Edi Ramës por edhe një përkrahës i qeverisë së Albin Kurtit, si rrallëherë e ka kundërshtuar...

Më shumëDetails

Me kërkesë të VV’së caktohet seanca për Presidentin, në këtë orë mbahet?

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
04/03/2026 - 16:52

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje lidhur...

Më shumëDetails

Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë
04/03/2026 - 16:19

Pamjet e rrahjes së gazetarit Burim Pacolli tashmë janë publikuar. Reperi Mossi bashkë me shokë shihen se si ia kanë zënë pritën gazetarit dhe e sulmojnë.

Më shumëDetails

Tahiri: Është një puç që po i instalohet Kosovës përmes një papërgjegjësie të plotë politike

Tahiri: Është një puç që po i instalohet Kosovës përmes një papërgjegjësie të plotë politike
04/03/2026 - 16:18

Shefi i GP të AKK-së Besnik Tahiri, ka thënë se VV-ja me çështjen e presidentit është duke krijuar një krizë të cilën me vetëdije apo pa vetëdije, dëshirojnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • TehnoBurimi shpallë konkurs për 5 shoferë me përvojë pune

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë