Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

12/03/2026 - 13:22
në Kryesore, Lajme
A A
Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Ndonëse prej javësh përflitej se presidentja Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy.

Të paktën jo derisa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), prezantoi dy kandidatë të tjerë për president, më 5 mars, dhe Osmani doli të nesërmen me dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i ri nuk u zgjodh për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa LVV-ja tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues, dhe e çoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Si rrjedhojë, u paralizua edhe dekreti, edhe puna e Kuvendit deri më 31 mars.

Ndërkohë, interesimi i publikut sa shkon e rritet për gjithë atë çfarë ndodhi dhe mund të ndodhë.

Pse u përçanë Osmani dhe Kurti? Të gjitha hollësitë mund të mos dalin kurrë në shesh, por disa sinjale janë të lexueshme.

Presidentja Osmani tha në një intervistë për Syri TV, të hënën, se rritja e partneritetit mes Kosovës dhe administratës aktuale amerikane do të duhej të shihej si sukses, dhe jo pengesë.

Kosova e sheh SHBA-në si aleaten kryesore, dhe mbështetja e saj ishte jetike si në shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe në formimin e institucioneve. Megjithatë, s’është sekret që Kurti i ka tensionuar disa herë marrëdhëniet me autoritetet amerikane.

Radio Evropa e Lirë kërkoi një koment nga Qeveria e Kosovës nëse marrëdhëniet e afërta të Osmanit me SHBA-në mund t’i kenë penguar Kurtit, dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur mes tyre, por nuk mori përgjigje.

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se Osmani mund të mos i ketë thënë të gjitha, për faktin se është ende në detyrë, por konsideron se ajo ia ka borxh opinionit publik një shpjegim për këtë deklaratë.

“Historikisht, [Shtetet e Bashkuara] e kanë pasur të vështirë të ndërtojnë raport bashkëpunues me kryeministrin Kurti, raport produktiv, të ndërtuar në besim. Gjithsesi ka pasur bashkëpunim në disa sfera të caktuara me Qeverinë, në mbrojtje, në siguri, në ekonomi, por besoj që ekziston një lloj dyshimi në mundësinë për të ndërtuar partneritet produktiv”.

Marrëdhëniet SHBA – Kurti

Përgjatë mandatit të dytë të Kurtit, autoritetet amerikane thanë disa herë publikisht se Kosova nuk e trajtoi SHBA-në si partnere, dhe që vendime të caktuara të Qeverisë ndikuan në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

SHBA-ja e pezulloi edhe Dialogun Strategjik me Kosovën, ende pa nisur ai. Vendimi u komentua gjerësisht si sinjal i distancimit nga Kurti.

Vetë kryeministri tha me raste se nuk ishte prishur me Amerikën, por se kishte dallime me të në disa çështje.

Presidentja Osmani, në anën tjetër, ftohej dhe takohej me figura të rëndësishme të administratës amerikane në Uashington, dhe sa herë situata tensionohej, ajo e përsëriste rëndësinë e ruajtjes së raporteve me aleatin kyç.

Maliqi sheh potencial që në të ardhmen deklaratat e fundit të Osmanit të bëhen problematike në raportet me SHBA-në.

“Nëse ata [amerikanët] nuk e gjejnë dikë në institucionet e Kosovës, qoftë në Qeveri, qoftë në Presidencë, që e shohin si partner të besueshëm, atëherë kjo marrëdhënie nuk mund të prodhojë aq shumë sa mundet”.

Edhe Visar Ymeri, drejtues i Institutit “Musine Kokalari”, përmendi ditë më parë për REL-in se janë pikërisht marrëdhëniet e Osmanit me SHBA-në që në sytë e Kurtit shihen si mungesë besnikërie të cilën ai e kërkon.

Osmani tregoi përgjatë intervistës së 9 marsit se nuk ka pasur fare komunikim dhe koordinim me Kurtin kur ajo ishte nisur drejt Davosit të Zvicrës, më 22 janar, për ta përfaqësuar vendin në themelimin e Bordit të Paqes – nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu dhënë fund konflikteve nëpër botë.

Sipas saj, ndonëse Kurti ishte atje, autoritetet amerikane i kërkuan asaj që merrte pjesë në ceremoninë e themelimit, dhe me gjithë përpjekjet, stafi i presidentes nuk arriti të bisedonte paraprakisht me atë të kryeministrit.

Si do të ndikojë përçarja në skenën politike?

Maliqi beson se ekziston “efekti Osmani” te rritja e përqindjes së votave për LVV-në viteve të fundit. Sipas tij, edhe vetë Osmani duket se e sheh Kurtin si “borxhli” në këtë drejtim, prandaj beson se mund t’ia marrë mbrapsht kapitalin politik dhe ta çojë diku tjetër.

“Një efekt do ta ketë, nuk e lë pa shenjë kjo LVV-në, sepse më 2021, fryma që u prodhua, mitologjia që u prodhua e fitores, ishte e përbashkët, dhe ishte Osmani ajo që në njëfarë forme e shembi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e çoi votuesin e LDK-së [te LVV-ja]”.

Më 2021, Kurti dhe Osmani, duke garuar në një listë të përbashkët, fituan mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare dhe siguruan rezultatin më të mirë ndonjëherë për një subjekt politik prej pavarësisë së Kosovës.

Më 28 dhjetor 2025, LVV-ja arriti rezultat edhe më të mirë, por Maliqi beson se Osmani pati sërish dorë, sepse “ajo e pranoi edhe publikisht që kishte përdorur Presidencën për t’ia ndihmuar Kurtit qeverisjen dhe fitoren në zgjedhjet e fundit”.

Sipas Maliqit, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme sivjet – dhe dilema e vetme është rreth datës kur do të mbahen ato.

Tags: Albin KurtiVjosa Osmani

JU REKOMANDOJMË

“Lluksi në maksimum”: Espresso, makiato të mëdha e të vogla, cappuccino, nescafe, kafe turke, makiato pa plumb – Ministria e Ekonomisë jep tender në vlerë mbi 95 mijë euro

“Lluksi në maksimum”: Espresso, makiato të mëdha e të vogla, cappuccino, nescafe, kafe turke, makiato pa plumb – Ministria e Ekonomisë jep tender në vlerë mbi 95 mijë euro
12/03/2026 - 15:25

Ministria e Ekonomisë, që udhëhiqet nga ministrja Rizvanolli ka dhënë tenderin e radhës. Ky tender me titull “shërbime hoteliere, byfe në ambientet e ME-së” , i është dhënë...

Më shumëDetails

Komiteti i Rajoneve i BE-së i heq Kosovës fusnotën, bën thirrje për heqjen e plotë të masave

Komiteti i Rajoneve i BE-së i heq Kosovës fusnotën, bën thirrje për heqjen e plotë të masave
12/03/2026 - 15:06

Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka informuar Asociacionin e Komunave të Kosovës se ka vendosur që, në dokumentet dhe komunikimet e tij publike, të ndërpritet përdorimi...

Më shumëDetails

KQZ miraton këtë dokument të rëndësishëm

KQZ miraton këtë dokument të rëndësishëm
12/03/2026 - 14:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për miratimin e planit të punës për vitin 2026. Ky plan, sipas KQZ-së, është përgatitur në përputhje...

Më shumëDetails

U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar
12/03/2026 - 14:54

Përfaqësues të Federatës Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës janë takuar të enjten me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, për të diskutuar çështjen...

Më shumëDetails

Arifi: Kurti synon t’iu ikë obligimeve nga dialogu duke krijuar bllokada institucionale

Avni Arifi kritikon përfaqësimin e Kosovës në Bruksel: Nuk jemi monarki, s’kemi Qeveri legjitime
12/03/2026 - 14:52

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se Kosova është larg anëtarësimit në BE përderisa siç thekson nuk ka as përparim në dialogun me Serbinë...

Më shumëDetails

S’shfaqet me fytyrë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit deklarohet për herë të parë: Të vazhdojë shënjestrimi i Ngushticës së Hormuzit

S’shfaqet me fytyrë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit deklarohet për herë të parë: Të vazhdojë shënjestrimi i Ngushticës së Hormuzit
12/03/2026 - 14:47

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, është deklaruar për herë të parë që kur u emërua në këtë pozitë përmes televizionit shtetëror iranian që lexoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    315 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dërgohet në mbajte për 48 orë Gjesti, nga policia japin detaje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë