Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Artane Rizvanolli gënjeu në Prokurori – tha se s’e dinte që kompania zvicerane kundërligjshëm fitoi tender, përgënjeshtrohet nga mesazhet në Whats App

05/02/2025 - 11:29
në Kryesore, Lajme
A A
Artane Rizvanolli gënjeu në Prokurori – tha se s’e dinte që kompania zvicerane kundërligjshëm fitoi tender, përgënjeshtrohet nga mesazhet në Whats App
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para rreth dy muajsh, ministrja Artane Rizvanolli ishte ftuar dhe paraqitur në Prokurori, në cilësinë e dëshmitares për rastin e aferës së ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, e cila peshon mbi 36 milionë euro dëm për buxhetin e Kosovës. Nacionale ka publikuar sot pjesë nga dëshmia e Rizvanollit, e cila karakterizohet me fjali si: “Nuk e di…”, “Mund të ketë qenë”, “Nuk më kujtohet”….Nga deklarata e saj, vërehet edhe përgënjeshtrimi me fakte, rreth të qenit në dijeni ose jo për kompaninë zvicerane që fitoi kundërligjshëm tender.

Favorizimi i kompanisë Litwin S.A.për riparimin urgjent të kalldasë në bllokun A4, me procedurë të negociuar, pavarëisht se e njëjta ishte shpallur e papërgjegjshme (në procedurë paraprake të hapur) – ishte boshti i akatakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, akt i cili sipas aktakuzës, do t’i shkaktonte dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej mbi 36 milionë euro.

“Andaj, si rezultat i veprimeve të të pandehurve për periudhën kohore 19 korrik 2022 deri më 6 maj 2023, blloku A5 ishte jashtë funksionit, andaj KEK u detyrua që të importojë energji elektrike në sasi prej 890,016 MËh, duke i shkaktuar KEK-ut dhe buxhetit të Kosovës dëm në shkallë të madhe, në shumën prej 36 milionë e 349 mijë e 638 euro e 62 centë”, thuhet në aktakuzën ndaj Nagip Krasniqit.

Ky 36 milionësh dëm ndaj buxhetit të Kosovës, ka një histori komunikimesh në WhatsApp dhe bashkë me aktakuzën ndaj Krasniqit, do të bëheshin të njohura edhe dy paraqitje të dy emrave si dëshmitare në Prokurori: Dejona Mihali dhe Artane Rizvanolli. (Dhe një ftesë për kryeministrin Albin Kurti, të cilës sot e disa muaj, vazhdon të mos i përgjigjet).

Për të parën, Nacionale dje solli pjesë ekskluzive nga marrja në pyetje në Prokurori, kurse për të dytën, znj. Rizvanolli, sjellim disa pjesë ekskluzivisht sot.

Në një pjesë të deklaratës, ministrja Rizvanolli pyetet për z.Nagip Krasniqi dhe rrjedha e bisedës sipas procesverbalit vijon si më poshtë:

Prokurori: A ju ka rënë shpesh të takoni z.Krasniqi?

Dëshmitarja: Shumë më shpesh se ndërmarrjet tjera për shkak se e mbuloj sektorin e energjisë por edhe veçanërisht për faktin që ka pasur një krizë të pa precedent energjetike.

Prokurori: Kur thuani se mbuloj sektorin e energjisë në çfarë kuptimi?

Dëshmitarja: Ministria e Ekonimisë i bënë politikat, strategjitë, legjislacionin e propozon për sektorin e energjisë porn ë kushte të rrethanave të veçanta si krizat mundet edhe me ndërhy në treg për të siguruar siguri të furnizmimit dhe çmim të përballueshëm.

Prokoruri: Kur thuani mund të ndërhy në treg, na sqaroni këtë pjesë?

Dëshmitarja: Sipas legjislacionit në fuqi, mundet në raste të caktuara psh. Me vendos një obligim për ndërmarrjet e energjisë.

Prokurori: Gjatë kohës sa ka qenë Nagip Krasniqi kryeshef a është dashur të përdorni këtë mekanizëm legjislativ?

Dëshmitarja: Po, prej dhjetorit 2021 deri diku në pranverën e vitit 2023 në disa raste ndoshta dhjetë (10) kanë qenë në fuqi masat emergjente për furnzimin me energji sa më kujtohet kështu quhet, për periudhat tridhjetë ditore ose gjashtëdhjetë ditore.

Prokurori: Na jepni një shembull konkret të këtyre vendimet tridhjetë ditore apo gjashtëdhjetë ditor?

Dëshmitarja: Ndalimi i përdorimit të energjisë elektrike për mihje të kirpto valutave.

Prokurori: Në rastet emergjente të cekura më lart ka pasur subvenciomin të Qeverisë për KEK-un, a është e saktë?

Dëshmitarja: Po ka pasur subvencionim me qëllim mirëmbajtjen, remontim e blloqeve të KEK-ut.

Prokurori: A keni qenë të informuar kur kanë filluar procedurat e remonteve në KEK?

Dëshmitarja: Në masë të madhhe kisha më thënë se po, por jo gjithmonë. Veçanërisht gjatë kësaj periudhe kohore të krizës.

Në një pjesë të dëshmisë, Rizvanolli do të pyetej se si shpjegohej fakti se bash në kohën e krizës energjetike 2021-2023, do të shkonte në remont blloku A5.

Prokurori: Si e shpjegoni faktin që që sic thatë më lartë se ka pasur krizë energjetike në periudhën dhjetor 2021 pranverë 2023, kurse në anën tjetër pikërisht në atë periudhë kohore ka shkuar në remont blloku A5?

Dëshmitarja: Këto specifika besoj se mund të përgjigjet KEK-u, remontet janë të rregullta, me sa e di bëhen një herë në vit, e disa një herë në tri vit, nuk i di specifikat për secilën.

Prokurori: Në atë kohë z.Krasniqi ju ka njoftuar se blloku A5 është duke shkuar në remont?

Dëshmitarja: Besoj se po, kemi pasur kontakte të rregullta sa herë që ndonjë bllok ka qenë jashtë funksionit.

** ***

Përgënjeshtrimi për Litwin-in

Në një pjesë të dëshmisë, ministrja Artane Rizvanolli pyetet rreth kompanisë zvicerane Liwtin – për të cilën – u raportua se diskutohej në WhatsApp ku ishin Nagip Krasniqi, Albin Kurti, Besnik Bislimi, Dejona Mihaili, Artane Rizvanolli, Hekuran Murati dhe Milot Kelmendi.

Dëshmia vijon si më poshtë:

Prokurori: A ju kujtohet që z.Krasniqi ka kërkuar ndihmën tuaj në lidhje me kompaninë Litëin të Zvicrëss?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: A ju kujtohet nëse në këto komunikime me kompaninë Litëin është përmendur edhe ambasadori zvicrran?

Dëshmitarja: Jo nuk më kujtohet:

Prokurori i ofron për shikimi komunikimet e ekstraktit të raportit të forenzikës të evidentuar me shkrim dore të datës 22.02.2023, faqe 63.

Prokurori: A është realizuar ky takim?

Dëshmitarja: Me sa e di unë jo.

Prokurori: Pse ka pasur nevojë me takuar ambasadorin për një kompani privatë siç është Litëin?

Dëshmitarja: Besoj se ka qenë sepse nuk më kujtohet për të pyetur nëse e dinë për këtë kompani dhe arsyet e dështimit të kontratës sepse nganjëherë kompanitë e huaja kanë shqetësime, probleme, ankohen apo i ndajnë informatat me ambasadat e tyre përkatëse.

Prokurori: Si është e mundur që arsyeja e takimit nuk po ju kujtohet, në anën tjetër kur ju pyeta nëse është realizuar ky takim ju pa hezitim thatë jo.

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet që të tjerët kanë realizuar këtë takim por unë nuk kam marrë pjesë me sa më kujtohet as të tjerët nuk kanë marrë pjesë.

Dështimi i realizimit të remontit

Në një pjesë të dëshmisë së Artane Rizvanollit, ministrja do të pyetej nëse e dinte se pse ka dështuar realizimi i remontit, referuar komunikimit të saj për të njëjtën çështje me z.Nagip Krasniqi.

Prokurori: Më lartë thatë se keni pasur takime të rregullta me z.Krasniqi, a ju kujtohet se cka ka ndodhur me rastin e kaldajës së bllokut A5 sepse në komunikmin e datës 22.02.2023 i shkruani se kontrata e kaldasë praktikisht paska dështuar!

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet, por e di që ka pasur disa dështime të realizimit të remntotit.

Prokurori: A e dini pse kanë ndodhur këto dështime?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohen specifikat por nëse nuk gaboj ka pasur procedurë por nuk ka pasur asnjë ofertues, ka qenë kohë pas pandemisë ka pasur problem me zingjirin e furnizmit, pastaj ka pasur një apo më shumë procese tjera që nuk më kujtohet por që k pasur dështime dhe remonti është kryer me sa e di tek në vitin 2023 nëse nuk gaboj.

Prokurori: A ka kërkuar ndihmën tuaj për implementimin e projektit për remontin e kaldasë?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet por na ka informuar dhe ne jemi interesuar sepse ka qenë e rëndësishme në atë kohë veçanërisht se ka qenë kriza energjetike, i kemi pasur çmimet e larta të importit.

Prokurori: Në atë kohë me çka i keni mbuluar prodhimet e energjisë së bllokut A5?

Dëshmitarja: Energjinë që nuk e prodhojmë e sigurojme prej importit.

** **

Rizvanolli ishte administratore e grupit në WhatsApp

Komunikimet përmes telefonit, e sidomos nëpërmjet platformës ËhatsApp, ishin të shpeshta në grupin, ku Rizvanolli nuk e mohon në deklaratën e saj në prokurori, se e kishte krijuar vet.

Prokurori: A është e vërtetë që ju e keni themeluar këtë grup-administrator i grupit?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet, mund të jetë.

Pse në grup ishte ‘personi privat’ – Dejona Mihali?

Në një pjesë të dëshmisë, Rizvanolli do të pyetej edhe për praninë e kryeministrit Albin Kurti në këtë grup të WhatsApp-it si dhe për atë se pse “një person privat me emrin Dejona Mihali” duhej të ishte në atë grup.

Prokurori: Dhe në këtë komunikim në grup ka qenë i përfshirë edhe Kryeministri, zv.Kryeministri dhe zyrtarë tjerë shtetërorë, a është e saktë?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet kush ka qenë saktësisht në grup, por po.

Prokurori: A është e saktë se në këtë grup ka qenë edhe shtetasja Dejona Mihali?

Dëshmitarja: Mund të ketë qenë për një kohë në grup.

Prokurori: A është Dejona Mihali zyrtare e institucioneve shtetërore?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: A është zyrtare e Ministrisë ku ju e ushtroni detyrën?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: Me aq sa keni njohuri a është zyrtare e KEK-ut?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: Në lidhje me situatat qoftë emergjente apo të rregullta në KEK a jeni konsultuar me Dejona Mihalin?

Dëshmitarja: Me sa më kujtohet në kuadër të grupit në WhatsApp.

Prokurori: Pse keni komunikuar çështje zyrtare me një person privat?

Dëshmitarja: Dejona është koordinatore e komiteteve profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje ku përfshihet komiteti për energji dhe në këtë contest ka njohuri për politikat e Lëvizjes Vetëvendosje për sektorin e energjisë.

Prokurori: Besoj që në ministrinë ku ju udhëhiqni keni zyrtarë të fushës përkatëse me ekspertizë, pse keni nevojë të konsultoheni me një person që nuk është pjesë e institucioneve?

Dëshmitarja: Për qartësim jemi duke folur me një grup jo formal ku është diskutuar për çështje të ndryshme të energjisë.

JU REKOMANDOJMË

Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Kekën në një pozitë të lartë në Polici

Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Kekën në një pozitë të lartë në Polici
04/11/2026 - 12:32

Lëvizja Vetëvendosje, e cila para dhjetë vjetësh kishte ngritur akuza dhe dyshime ndaj Luan Kekës lidhur me hetimet për rastin e Astrit Deharit, tashmë, në kohën kur është...

Më shumëDetails

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë
04/11/2026 - 12:08

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Komisioni Evropian do ta publikojë sot Pakon Vjetore të Zgjerimit, në kuadër të së cilës përfshihet edhe Raporti për...

Më shumëDetails

AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi
04/11/2026 - 11:46

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) është autoriteti me i lartë për Ushqim dhe Veterinari, i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e...

Më shumëDetails

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti
04/11/2026 - 11:13

Një incident i rëndë ka ndodhur në këndin e lojërave në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë vetëm 7-vjeçar. Ngjarja...

Më shumëDetails

Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)
04/11/2026 - 11:08

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar. Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa...

Më shumëDetails

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë
04/11/2026 - 10:56

Republikani Byron Donalds është zgjedhur guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e Floridës, pasi mposhti demokratin David Jolly në zgjedhjet e së martës. Fitorja e tij erdhi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë