Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Artikulli i “Bild” për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosova, flasin nga Pentagoni

19/02/2025 - 16:59
në Kryesore, Lajme
A A
Artikulli i “Bild” për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosova, flasin nga Pentagoni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Nuk kemi lajmërim të ri për të bërë sot në lidhje me qëndrimin (ang: posture) e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë”.

Kështu u përgjigjën fare shkurtazi me shkrim nga Pentagoni pyetur nga gazeta Nacionale për artikullin tronditës të tabloidit gjerman “Bild”.

Në atë artikullin u tha se, sipas burimeve të tyre, ekziston mundësia e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosovoa dhe se Italia, si shteti që ka më së shumti trupa të dislokuar në kuadër të KFOR-it, po përgatitet për një skenar të tillë.

Saktësisht këtë pyetje ia drejtuam Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-së, të cilët na referuan te një zyrtar në detyrë të Pentagonit.

Përgjigja e tij ishte se “sot” nuk kanë lajmërim të ri për të bërë në lidhje me qëndrimin, në kuptimin vendndodhës (ang: posture), të trupave amerikane në kontinentin evropian – duke mos pohuar e as mohuar përmbajtjen e atij artikulli.

Nacionale: “Për artikulllin e tabloidit ‘Bild’… për trupat amerikane në Kosovë…a mund të mohoni ose konfirmoni raportime te tij?”

Pentagoni: “Nuk kemi lajmërim të ri për të bërë sot në lidhje me vendosjen e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë”.

Çka thuhej në artikullin e “Bild”?

Gazeta e njohur gjermane të mërkurën raportoi se sipas informatave të saj, Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

“Sipas të dhënave të Bild-it, Italia është duke u përgatitur për tërheqje të mundshme të trupave të ShBA-së nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe” – thuhet në artikullin e gazetës gjermane.

“Ka shqetësim të madh në shumë pjesë të Evropës për negociatat amerikano-ruse. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përjashtuar një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Evropa. Sipas të dhënave të Bild-it, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët perëndimorë kanë frikë se bisedimet që nisën sot në Riad do të mund të çonin në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës” – thuhet në krye të artikullit.

Një zyrtar i sigurisë në Evropën Lindore gazetës “Bild” i tha: “Sipas të dhënave tona, kjo ka të bëjë me kërkesat e Putinit të vitit 2021, që janë tërheqja e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s që janë bërë pjesë e aleancës pas vitit 1990.”

Skenari i rastit më të keq është ai në të cilin shumë ekspertë kanë frikë për një pushtim të menjëhershëm nga ushtria ruse në ish-republikat sovjetike, Estoni, Letoni e Lituani, si dhe një luftë e shkallës së lartë me Poloninë, thuhet më tej në artikullin e gazetës gjermane.

Prania e trupave amerikane në zonat afër Rusisë, sipas konsensusit të shteteve fqinje të Rusisë, është garancia më e madhe për pavarësinë e këtyre vendeve.

JU REKOMANDOJMË

Detaje nga mbledhja e kryesisë së LDK-së: Pati kërkesë për dorëheqje të parevokueshme të Abdixhikut
Lajme

Detaje nga mbledhja e kryesisë së LDK-së: Pati kërkesë për dorëheqje të parevokueshme të Abdixhikut

13/01/2026 - 20:49
Gjykata Kushtetuese, 740 ditë pa vendim për Fondin Sovran, avokati Feka: Afati prej 60 ditësh ka përfunduar qysh moti
Lajme

Gjykata Kushtetuese, 740 ditë pa vendim për Fondin Sovran, avokati Feka: Afati prej 60 ditësh ka përfunduar qysh moti

13/01/2026 - 20:46
Dushi i LDK-së: Asnjë ‘unë’ nuk qëndron mbi partinë, refuzojmë ndarjen në kampe
Lajme

Dushi i LDK-së: Asnjë ‘unë’ nuk qëndron mbi partinë, refuzojmë ndarjen në kampe

13/01/2026 - 20:31
Abdixhiku: Do të ketë shumë kandidatë për postin e Presidentit, nëse dikush i do votat tona duhet marrëveshje
Kryesore

Abdixhiku: Do të ketë shumë kandidatë për postin e Presidentit, nëse dikush i do votat tona duhet marrëveshje

13/01/2026 - 20:09
Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së
Lajme

Abdixhiku: Detyrohem me qëndru si kryetar nëse nuk pranohet dorëheqja

13/01/2026 - 20:00
E papritur: KQZ merr vendim për rinumërim të të gjitha kutive të votimit në këto 10 komuna
Lajme

Vendimi për rinumërim votash në 10 komuna: Mospërputhjet konfirmojnë “dështimin e centralizimit në Qendrat Komunale”

13/01/2026 - 19:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Momenti kur Blero me Tarën e djegin dasmën me një vallëzim(VIDEO)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë