Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Artistja e njohur, Adelina Thaqi, i bashkohet LDK-se!

21/11/2025 - 12:20
në Lajme
A A
Artistja e njohur, Adelina Thaqi, i bashkohet LDK-se!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se artistja Adelina Thaçi i është bashkuar partisë së tij.

Abdixhiku tha se ajo i bashkohet LDK-së “duke sjellë me vete profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që na nderon”.

“LDK fiton sot një kuadër të çmuar një artiste që beson në vlerat tona, në rrugëtimin tonë dhe në misionin për të ndërtuar një Kosovë me më shumë kulturë dhe zhvillim. Ardhja e saj, dhe e shumë të tjerëve që po na bashkohen, është një thirrje për bashkim të secilit që beson se vendi meriton më shumë; që dëshiron ndryshim e që angazhohet për të”.

Postimi i plotë:

Mirë se vjen, Adelina!

Adelina Thaçi Meta, një nga zërat më të fuqishëm dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me mbi dy dekada karrierë të suksesshme në muzikën klasike dhe atë moderne, Adelina është një prej emrave më përfaqësues të kulturës sonë. Soprano profesionale, këngëtare e suksesshme e muzikës pop dhe profesoreshë me përvojë të gjatë në vokal, ajo ka shënuar arritje që e vendosin ndër artistet më të respektuara të vendit dhe rajonit.

Ajo ka qenë soliste e Filharmonisë së Kosovës për më shumë se një dekadë, profesoreshë e solo-këndimit për 23 vite, dhe aktualisht ligjëruese universitare në lëndët Teknikë Vokale, Diksion dhe Repertor. Arsimimin e kreu në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, Adelina ka ndërtuar një profil të lartë profesional e akademik.

Në skenën ndërkombëtare ka shkëlqyer me interpretimet e saj operistike, bashkëpunimet me dirigjentë të njohur, debutimet në role të rëndësishme dhe me projektin madhor të duetit “Dolce Suono” me tenorin me famë botërore José Carreras. Po ashtu, ajo ka përfaqësuar vendin në festivale të mëdha në Kroaci, Itali, Gjermani e deri në SHBA.

Në muzikën pop, Adelina është artiste fituese e shumë çmimeve të para në festivale prestigjioze në Kosovë e Shqipëri, me tri albume e dhjetëra këngë e videoprojekte të suksesshme. Si trajnere vokale dhe themeluese e Ansamblit Vokal “Zanat”, ajo ka kontribuar në rritjen e brezave të rinj të artistëve dhe në promovimin e vlerave tona kulturore e muzikore në vend dhe jashtë tij.

Sot, Adelina Thaçi Meta hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar e politik. Ajo i bashkohet LDK-së duke sjellë me vete profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që na nderon.

LDK fiton sot një kuadër të çmuar një artiste që beson në vlerat tona, në rrugëtimin tonë dhe në misionin për të ndërtuar një Kosovë me më shumë kulturë dhe zhvillim.

Ardhja e saj, dhe e shumë të tjerëve që po na bashkohen, është një thirrje për bashkim të secilit që beson se vendi meriton më shumë; që dëshiron ndryshim e që angazhohet për të.

Dyert tona janë të hapura.

Adelina është e martuar me Bardhylin dhe kanë dy vajza Fionën dhe Melisën.

Mirë se vjen, Adelina Thaçi Meta!

JU REKOMANDOJMË

Kapen 120 kilogram drogë në një autobus në rajonin e Prishtinës, arrestohet një i dyshuar
Kryesore

Kapen 120 kilogram drogë në një autobus në rajonin e Prishtinës, arrestohet një i dyshuar

21/11/2025 - 12:12
Arkitektonika e arkitekturës së sigurisë perëndimore
Kryesore

“Mund t`i falen zëdhënësit të VV-së, por jo presidentes”, Hasani: Ndihem i turpëruar nga disa deklarime të presidentes

21/11/2025 - 12:02
Hamza mbledh Kryesinë e partisë, pas saj konferencë për media
Kryesore

Hamza mbledh Kryesinë e partisë, pas saj konferencë për media

21/11/2025 - 11:57
HISTORIKE: Shefja e SHISH Vlora Hyseni, udhëheqëse e mbledhjeve më të rëndësishme të inteligjencës civile dhe ushtarake në Bruksel
Kryesore

HISTORIKE: Shefja e SHISH Vlora Hyseni, udhëheqëse e mbledhjeve më të rëndësishme të inteligjencës civile dhe ushtarake në Bruksel

21/11/2025 - 11:26
Milionat e BE-së, Marta Kos tërheq vërejtjen për Kosovën e Bosnjën: Ende s’kanë nisur të miratojnë reformat
Lajme

Milionat e BE-së, Marta Kos tërheq vërejtjen për Kosovën e Bosnjën: Ende s’kanë nisur të miratojnë reformat

21/11/2025 - 11:16
Simpatizanti i njohur i VV’së zhgënjehet: Albini ma vodhi shpresën, jam në depresion politik
Lajme

Simpatizanti i njohur i VV’së zhgënjehet: Albini ma vodhi shpresën, jam në depresion politik

21/11/2025 - 11:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme

    Me kë do të bëjë koalicion parazgjedhor? Eman Rrahmani jep detaje nga takimet me partitë politike

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Iu vihet “dryni” lokaleve “të të fortëve të Veriut”, Sindikat e Parliament mbyllen nga Inspektorati

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas shpalljes së zgjedhjeve, Prattipati në zyrë te Osmani, Presidenca jep detaje

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • U.d. Kryeprokurori i Shtetit shkarkohet në mënyrë të jashtëligjshme

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Simpatizanti i njohur i VV’së zhgënjehet: Albini ma vodhi shpresën, jam në depresion politik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë