Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

As këtë vit Kosova s’u bë e pjesë Partneritetit për Paqe, pengesë vendet mosnjohëse dhe dialogu

10/12/2023 - 08:59
në Lajme
A A
As këtë vit Kosova s’u bë e pjesë Partneritetit për Paqe, pengesë vendet mosnjohëse dhe dialogu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Republika e Kosovës as në vitin 2023 nuk do të arrijë të bëhet pjesë e Partneritet për Paqe, që është parakusht për anëtarësim në NATO. E ky dështim sipas analistëve po bëhet për shkak se katër shtetet e tyre anëtare nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse përmendin kushtet që janë plotësuar për anëtarësim në këtë organizatë, analistët kërkojnë përshpejtim edhe për shkak të rrezikut nga Rusia dhe luftës në Ukrainë e Izrael.

Për vonesa në këtë drejtim, analistët përmendin edhe dialogun Kosovë-Serbi.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për Ekonomia Online se vetë transformimi i FSK-së në Ushtri është shenjë për anëtarësim, fillimisht në Partneritet për Paqe e më pastaj edhe në NATO.
Shala konsideron se Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në këtë organizatë.

“Tani më komponenta ushtarake ka marrë për bazë të gjitha veprimet bazuar në planifikimet që kanë dalur nga ana e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së në Forcat e Armatosura dhe mbi këtë bazë partneriteti është duke u vazhduar në kontekstet me vendet përkatëse, duke u mbështetur edhe nga NALT-i dhe si proces përmbyllës për t’u anëtarësuar në Programin për Partneritet për Paqe, unë mendoj se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe mundësitë që të jetë në rrugën e drejtë për t’u integruar pas Partneritet për Paqe edhe në familjen e madhe euroatlantike të NATO-s”, ka thënë Shala,

teksa për t’u finalizuar kjo, pret disa ndryshime në kornizat polikë në kuadër të NATO-s.

“Kosova i ka ndjekur të gjitha hapat e parapara të një rruge e cila dërgon në projeksione për t’u bërë anëtare për Partneritet për Paqe, rrugë e cila si transformimi i FSK-së është në progresin e saj maksimal dhe mbi këtë bazë do duhej t’i presim vetëm disa ndryshime të konturave politike në kuadër të NATO-s, ku do t’i jepej mundësia që FSK-ja të jetë përbërëse e saj sipas zhvillimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike, mund të thuhet se Kosova është shumë afër rrugës së saj drejtë NATO-s”, u shpreh Shala.

Por ish-ushtaraku, Nuredin Ibishi, e sheh pengesë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe mosnjohjen nga disa vende anëtare por për shkak të rrezikut nga Rusia, është i bindur se do të tejkalohet.

Kjo gjë sipas tij mund të arrihet me përfundim të dialogut Kosovë-Serbi.

“Po janë disa pengesa para se ne të hyjmë në Partneritetin për Paqe por që kjo do të arrihet me marrëveshjen që është pranuar nga ana jonë por jo edhe nga Serbia në Ohër. Problemi është te katër vendet që nuk e kanë njohur Kosovën por që realiteti është për shkak të rreziqeve dhe kërcënimeve nga Rusia, është e mundshme që edhe kjo të tejkalohet me një marrëveshje interne. Neni 10 i Traktatit të Uashingtonit tregon që detyrimisht duhet të jetë pranimi i gjitha vendeve anëtare të NATO-s për pranim, kjo është një fazë pak e ndjeshme por që kjo tejkalohet, mu për atë nëse kjo marrëveshje arrihet lidershipit të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe ShBA-së”, ka thënë Ibishi.

Ndonëse përmend rrezikun nga Rusia, njohësi i sigurisë ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të përfundojë sa më shpejtë, gjë që e sheh pengesë për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare.

“Gjithsesi duhet kuptuar që këto vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk kanë shkuar në atë procedurë të shumë të përshpejtuar, se nuk janë respektuar të gjitha ato kritetere mu për shkak të rreziqeve e kërcënimit nga Rusia. Për këtë arsye unë mendoj se edhe në këtë fazë rreziku është permanent për shkak të gjithë sigurisë në Ballkan por në aspektin global dhe kjo është arsyeja unë mendoj që kjo duhet të ndikojë shumë por marrëveshja do të jetë kruciale në kuptim të asaj që të tejkalohet çështja e pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare por edhe në NATO por gjithsesi ne duhet ta tejkalojmë këtë fazën e Partneritet për Paqe në front të përshpejtuar, ngase edhe ashtu ne kemi qenë dhe jemi në mbikëqyrje të NATO-s”, u shpreh Ibishi. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama trondit rrjetet sociale, poston video me AI duke e dribluar Albin Kurtin, Dejona Mihailin e Hekuran Muratin

Përparim Rama trondit rrjetet sociale, poston video me AI duke e dribluar Albin Kurtin, Dejona Mihailin e Hekuran Muratin
15/11/2026 - 16:44

Kryetari i Komunës Prishtinës, Përparim Rama e ka shfrytëzuar ditën e dielë për t'u tallur me kundërshtarët politikë përmes një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale që e...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija
15/11/2026 - 16:28

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion antidrogë në rajonin e Prishtinës, ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes
15/11/2026 - 15:58

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë. Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë aksidentin e rëndë. Ende nuk dihet nëse ka persona të...

Më shumëDetails

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?
15/11/2026 - 15:42

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14 nëntor në rajonin e...

Më shumëDetails

Operacioni antidrogë “Heshtja”, flet avokati i të arrestuarit Astrit Haraqija

Operacioni antidrogë “Heshtja”, flet avokati i të arrestuarit Astrit Haraqija
15/11/2026 - 15:29

Avokati i ish-ministrit të Kosovës, Astrit Haraqija, Korab Bokshi, ka konfirmuar se klienti i tij është ndaluar për 48 orë pas arrestimit në kuadër të operacionit policor “Heshtja”,...

Më shumëDetails

Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës
15/11/2026 - 15:18

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor 2026 në rajonin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë