Skuadra e Gjilanit sot nuk ka arritur më shumë se një barazim në Malishevë kundër skuadrës vendase, pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i cili është ankuar për orarin e ngjeshur.
Ai pas ndeshjes gjatë intervistës u ankua për orarin e ngjeshur, pasi që skuadra e tij luan ndeshjen e saj të pestë brenda 13 ditësh e cila nuk ndodh as në Premier League.
Ndër të tjera ai shtoi se: ”Kjo është ndeshja e 5’të që ne luajmë brenda 13 ditësh, kjo as në Premierligë nuk ndodhë, është e vështirë të luhet në këtë stadium. Normalisht që pengon lodhja, kemi luajtur të shtunën në vend që të luajmë të dielën ose të hënën, po e them edhe njëherë nuk ndodhë as në Premierligë, as të Manchester City dhe Liverpooli.”
Në pesë ndeshjet e fundit Gjilani ka shënuar këto rezultate një fitore ndaj Ulpianës, tre barazime kundër Dritës, Llapit dhe Malishevës ndërsa edhe një humbje në Kupën e Kosovës kundër Llapit. /gazetametro.net










