Pas LDK-së, edhe PDK ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës për në ora 11:00.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.
“Nuk marrim pjesë në seancën e nesërme të orës 11:00”, tha Abdullahu.
Seanca e orës 11:00 është thirrur nga Kuvendi për çështjen e buxhetit të shtetit, ku janë 9 pika të rendit të ditës, përfshirë formimin e komisioneve.













