As investimet e bëra e as rritja e pagave, nuk ua mbushën mendjen mantelbardhëve, që të qëndrojnë në Kosovë. Vetëm gjatë këtij viti nga Kosova u larguan 110 mjekë. Megjithëse numri ka rënë krahasuar me vite më parë ku brenda viti largoheshin rreth 260 mjekë, ikja e mjekëve mbetet shqetësuese.
Naser Gjonbalaj, nënkryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës në një intervistë për “Indeksonline” thotë se nuk është vetëm paga ajo që ndikuar që mjekët të ikin jashtë vendit.
“ Mjekë që këtë vit kanë kërkuar certefikatë të mjekut është 110. Në krahasim me vitet tjera është numër më i vogël, por prapë është numër shqetësues për ne. Nuk është ky numri i saktë që kanë shkuar, sepse duhet me prit gjashtë muajshin e parë të vitit pasardhës, për të parë a është numër në rritje apo në zvogëlim. Dhe përkundër që është trumbetuar që është rritur paga, në bazë të vlerësimeve që kemi bërë nuk ka qenë paga primare, ajo që kanë ikur mjekët. Paga ka qenë e treta apo katërta. Më tepër kanë qenë kushtet e punës dhe mungesa e punësimit, absolutisht dhe kjo ka ndikuar. Në kater vitëshin parapak është mesatarja diku tek 260 një mesatare. Këtë vit është 110 deri tani që kanë kërkuar certefikaten ”, ka thënë ai.
Ndërsa thotë se arsye që mjekët janë të pakënaqur dhe vendosin të ikin janë kushtet e punës, respektimi I legjislacionit në fuqi dhe mungesa e një sistemi të mirfilltë.
“Nuk kemi një sistem të mirfilltë. Ne punojmë ofrojmë sherbime pa e pasur një listë të shërbimeve. As ne nuk jemi të kënaqur me improvizimet që bëjmë, për ta dhënë një shërbim. Mungon një sistem i mirfilltë shëndetësor. Kosova si gjithë Ballkani, rrezikon me humb numrin e mjekëve. Ashtu kështu sipas statistikave ne e kemi numrin me të vogël në regjion, për kokë banori:, tha ai.
Ndërsa investimet e bëra në Klinikat e QKUK-së Gjonbalaj i quan investime kozmetike.
“Investime në sistem apo kozmetikë. Nëse është investim kozmetik është shumë i mirë. Por ne nuk kemi sistem, mungon sistemi i referimit. Ne nuk e dijmë çka kryen njëra klinikë, e çka klinika tjetër. Akoma nuk kemi listë të mirfilltë të shërbimeve. Nuk e dijmë çka kryen Spitali i Pejës, Prizrenit, Gjilanit e çka kryen QKUK-ja. QKUK është e stërngarkuar, nuk ka një listë të shërbimeve që është e mirfilltë. Invetsime ka pas në vazhdimësi që nga paslufta. Por s’kemi arritur ta bëjmë një sistem të mirfilltë shëndetësor, sistem referimi të qartë, ku qendra është pacienti. Ne kemi ofruar shërbime xhepa- xhepa dhe pa e qu shërbimin deri në fund. Sepse mungojnë hallkat e komunikimit apo hallkat e menaxhimit”, tha ai./Indeksonline/.