“Trajtim absolutisht zhgënjyes”.
Këtë e konstatoi me një shpërthim të rëndë në gjuhë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për gazetarë në Bruksel teksa po bëhej gati të niste Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.
Kosova mbetet e ndëshkuar nga BE qe një vit e gjysmë dhe “masat nuk duket që do të hiqen”, tha Vjosa Osmani duke e quajtur “absolutisht zhgënjyes” trajtimin e Kosovës “nga disa vende anëtare të BE-së”.
Për më tepër, tha se aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në BE “ka mbetur diku në ndonjë sirtar” dhe se “as që po e rishikojnë”.
Mesazhi që BE po i jep Kosovës – tha në një shpërthim të paprecedentë, Osmani – “është që sa më shumë bashkërendohesh me Rusinë, Iranin e Kinën, aq më shumë progres e kapituj hapni”.
Me këtë duke iu referuar Serbisë, e që të kundërtën përfaqëson Kosova – tha ajo.
“Mund të them që jam absolutisht e zhgënjyer me trajtimin që Kosova ka nga disa shtete anëtare të BE-së. Nëse pyetemi pse, qartësisht arsyeja kryesore është se s’ka përparim në heqjen e masave ndëshkuese (i.e sanksionet) ndaj nesh, janë ende në fuqi. Dhe siç e kemi në parë në konkluzionet që priten të miratohen nuk duket që do të hiqen (1:19) këtë dhjetor”, tha Vjosa Osmani.
“Besoj që këto masa jan të padrejta dhe janë po ashtu jo-evropiane. Nuk ka asgjë evropiane, nuk ka asgjë të bazuar në vlera në dënimin e një populli të tërë edhe në projekte të ujit të pijshëm. Dhe jam këtu të falënderoj ato 2/3 të shteteve që janë shprehur mbështetës për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës”.
“Dhe në të njëjtën kohë të flasë me ato që s’kanë qenë (mbështetës) dhe t’i pyes se çfarë ka evropiane të ndëshkosh 1.7 milionë evropianë që jetojnë në Kosovë – vendin më pro evropian në Tokë me 97% të të cilëve përnjëmend besojnë në rrugën tonë evropiane”, tha ajo.
Osmani pretendoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e sanksioneve të vendosura në qershor të 2023 – ndonëse për heqjen e sanksioneve kërkohet organizimi i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme në veri.
“Ende njerëzit tanë mbeten të ndëshkuar pavarësisht faktit që kemi përmbushur të gjitha kushtet që na u kërkuan”, tha ajo.
Për çështjen e aplikacionit për status të vendit kandidat për BE, Osmani tha se po të shihej meritokracia atëherë Kosova të duhej të merrte atë status – pavarësisht se janë pesë shtete mosnjohëse dhe vendimet merren me votë unanime nga njëzet e shtatë shtete.
“Ndërsa tashmë qe 2 vite bëhen që kur kemi aplikuar për BE anëtarësim, dhe aplikimi ynë ka mbetur diku në ndofarë sirtari dhe as që po rishikohet dhe Këshilli as nuk ka mandatuar komisionin. Nëse shihni reformat që Ksoova ka marrë, reforma e vlera, jemi numër 1 në rajon, mbase para edhe disa vendeve të BE-së”, tha ajo.
“E sidoqoftë ende nuk shohim vullnet politik atje, të na mbështesin në rrugën evropiane. Ka mungesë vullneti politik te disa vende anëtare që kur është puna te Kosova nu kecin para”, shtoi ajo.
Krejt ndryshe, tha ajo, është çështja kur BE ka të bëjë me Serbinë.
“Nëse shihni gjuhën pozitive që përdoret për Serbinë kur e ftuan për dorëzuar pozicionin e tyre negociues në Kapitulln 3 atëherë mesazhi që ne marrim në fakt, e më së shumti populli i Ksoovës, është që sa më shumë rreshtoheni me Rusinë, me Iranin, e me Kinën, sa më shumë progres bëni e kapiituj hapni, e mbyllni”, tha ajo.
“Ndërsa sa më shumë e rreshtuar të jesh me BE-në, siç është Kosova, për juve s’ka progres. Ky është mesazhi që Kosova po merr. Dhe kjo s’ka të bëjë me asgjë meritokraci. Bandat serbe na sulmuan infrastrukturën kritiike, dhe sigurisht që kjo i ngjan sulmeve ruse në Ukrainë”.
“Ata po shpërblehen, dhe po bëjnë hapa domethënës përpara, prandaj politika e bazuar në merita duhet t’i aplikohet të gjitha në rajon”, tha Vjosa Osmani.