Asamblisti i LVV’së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Hysni Mehani, ka reaguar ashpër lidhur me një investim publik në një urë në këtë komunë, duke ngritur dyshime serioze për keqpërdorime dhe shkelje të ligjit.
Sipas Mehanit, vetëm hekurat në këtë urë kanë kushtuar rreth 242 mijë euro, ndërsa ai thekson se me rreth 300 mijë euro investime në interes të publikut, një investitor ka përfituar 7,605 metra katrorë mbindërtim, vlerë që sipas tij kap shifrën e rreth 5 milionë eurove. Ai thekson se ky veprim është bërë në kundërshtim me hartën zonale.
Ai ka reaguar edhe ndaj deklarimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, i cili akuzoj Vetëvendosjen se ka “blerë vota me thasë me para”.
Mehani ka thënë se kur flitet për “thasë me para”, kjo sipas tij bazohet në një korrupsion të përhapur dhe të vazhdueshëm.
“Fotoja e parë tregon se si bëhet projekti, ndërsa e dyta se si e ndryshon dhe e ‘qeth’ Samiu”.
Postimi:
242 mijë euro kanë kushtuar këta hekra në këtë urë.
Imagjinoni; për 300 mijë euro investime në interes të publikës, investitori i ka marrë 7605 m2 mbindertim apo rreth 5 milionë euro. Krejt kjo në kundërshtim me hartën zonale. Edhe në shtatore të dëshmorëve vazhdojne të bëjnë hajni e dallavere.
Kur folë Samiu për thasë me para, bazohet në korrupsionin e tij endemik.
Dallimi mes asaj që thotë Samiu dhe realitetit është si në këto foto. Foto 1 qysh bëhet projekti. Foto 2 qysh e qeth Samiu.
















