Uran Ismaili i PDK-së ka nisur parafushatën zgjedhore për kryetar të Prishtinës duke menduar se harrohen disa fakte të së kaluarës politike.
Një e tillë është bashkëqeverisja dyvjeçare e tij me kryetarin aktual Përparim Rama.
Njëra nga pikat e cekura të programit të tij politik është çështja e trotuareve që sipas tij në Prishtinë për 4 vite nuk është ndërtuar asnjë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, ia ka rikujtuar Uran Ismailit bashkëqeverisjen me Përparim Ramën dhe faktin se partia e tij ka drejtuar drejtorinë e Shërbimeve Publike që merret pikërisht me trotuare.
Ai përmes videos më poshtë e “zhvesh” tërësisht Ismailin nga retorika politike.