Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asfalt pa afat, çerdhe pa punë, subvencione pa kritere e dallavere në tenderë- si u qeveris Peja nga Gazmend Muhaxheri i LDK’së

27/08/2025 - 14:31
në Kryesore, Lajme
A A
Asfalt pa afat, çerdhe pa punë, subvencione pa kritere e dallavere në tenderë- si u qeveris Peja nga Gazmend Muhaxheri i LDK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tri vitet e fundit të auditimit të jashtëm e nxjerrin menaxhimin e komunës së Pjesë, nga pushtetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri me një tablo e zymtë. Tenderë të zvarritur, pagesa pa punë, subvencione pa kritere dhe asete të paregjistruara. Për tri vite, përfshirë edhe vitin 2024, komuna kaloi përmes një spiraleje të përsëritur keqmenaxhimi financiar, që e ka detyruar Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) të lëshojë opinion të kualifikuar për tri herë radhazi — një paralajmërim serioz për transparencën dhe integritetin e pushtetit lokal. Insajderi sjell detajet:

Një hulumtim i Gazetës Insajderi duke analizuar mbikëqyrjen e jashtme financiare të Komunës së Pejës, që qeveriset nga pushtetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazemend Muhaxheri ka gjetur se një tablo e zymtë: Tenderë të zvarritur, pagesa pa punë, subvencione pa kritere dhe asete të paregjistruara.

Për tri vite, përfshirë edhe vitin 2024, komuna kaloi përmes një spiraleje të përsëritur keqmenaxhimi financiar, që e ka detyruar Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) të lëshojë opinion të kualifikuar për tri herë radhazi — një paralajmërim serioz për transparencën dhe integritetin e pushtetit lokal.

Në auditime, “opinion i kualifikuar” jepet kur auditorët gjejnë shkelje dhe gabime serioze në menaxhimin e financave publike. Ky është një sinjal i fortë alarmi: tregon se institucioni nuk respekton plotësisht ligjet dhe se ekziston rrezik i lartë për keqpërdorim të fondeve.

Raportet gjejnë që, që në vitin 2022 Komuna e Pejës kishte nënshkruar një kontratë prej 400,000 euro për asfaltimin e rrugëve lokale. Qytetarët prisnin rrugë të reja, por projekti ngeci.

ZAP konstaton se “procedurat e prokurimit nuk janë respektuar në disa raste, përfshirë zvarritje të projekteve dhe mosrespektim të afateve.”

Komuna ishte përgjigjur se vonesat kanë ardhur si pasojë e operatorëve ekonomikë dhe problemeve teknike, derisa për qytetarët, kjo do të thotë rrugë të paasfaltuara dhe buxhet të shpenzuar pa rezultat.

125 mijë euro për mirëmbajtje publike me fatura të dyshimta

Një kontratë tjetër, me vlerë 125,000 euro, e vitit 2022, ishte për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Raporti i auditorëve theksoi probleme me faturimin. “Në kontratën për mirëmbajtje të hapësirave publike janë evidentuar parregullsi në faturim”, thuhet në raport derisa pushteti i LDK-së në Pejë kishte thënë se “shërbimet janë kryer dhe faturat pasqyrojnë punët e realizuara”

Por, sipas ZAP-it, faturimi nuk përputhej me punët e kryera në terren.

Po në atë vit, Shkolla në Vitomiricë ishte identifikuar si një projekt që rriti koston.

Në fshatin Vitomiricë, Komuna nisi ndërtimin e një objekti shkollor. Projekti u shoqërua me vonesa dhe ndryshime kontraktuale, që rritën shpenzimet.

“Ndryshimet dhe vonesat në projektin e shkollës në Vitomiricë kanë ndikuar në rritjen e kostos totale”, thuje në raportin e ZAP derisa komuna arsyetohej vetëm se “ndryshimet ishin të domosdoshme për shkak të kushteve të papritura në terren.”

Çerdhja në Karagaq – pagesa pa punë

Një nga rastet më të rënda u evidentua në vitin 2023, me projektin e ndërtimit të çerdhes në lagjen Karagaq. “Janë bërë pagesa pa volum pune të kryer”, konstatojnë audtorët e jashtëm derisa komuna ishte arsyetuar se “operatorët ekonomikë kanë shkaktuar vonesat, por pagesat janë bërë sipas kontratës”

Kjo ngriti dyshimet se Komuna e Pejës ka paguar për punë që nuk ekzistojnë duke rënduar dyshimet në drejtim të humbjes së parave publike.

Tennderë pa projekt, obligime pa buxhet dhe pagesa jashtë afatit

Një nga rastet më flagrante i identifikuar më 2024 ishte projekti “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Reka e Allates” me vlerë 770,904 €, i zhvilluar pa projekt ekzekutiv.

“Komuna nuk kishte hartuar projekt ekzekutiv, por kishte iniciuar procedurën e prokurimit duke u mbështetur vetëm në paramasë dhe parallogari”, konstaton ZAP derisa komuna veç ishte pajtuar, por që ngrit dyshimet se kjo shkelje e Ligjit për Prokurimin Publik rrit rrezikun për punime të mangëta dhe abuzim me fondet publike.

Në tenderin për “Shtëpinë Emergjente” me vlerë 72,484 €, pagesa u krye pas skadimit të kontratës, dhe si shkelje nuk u mohua nga pushteti i Gazmend Muhaxherit.

Më i rëndi ndër tenderët ishte projekti për ndërtimin e gjimnazit shkencor “Bedri Pejani”, me vlerë 2,981,010 €. Komuna kishte vetëm 1,533,399 € të aprovuar në buxhet, ndërsa diferenca prej 1,447,611 € u fut si obligim pa mbulim buxhetor.

“Komuna ka hyrë në obligime kontraktuale pa buxhet të mjaftueshëm’, konstaton auditori i jashtëm e tashmë si praktikë, Komuna e Pejës veç pajtohet me gjetjen.

Kjo shkelje flagrante e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dyshohet se ka edhe elemente penale për keqpërdorim detyre.

Cka ndodhi me subvencionet nëpër vite?

Në vitin 2023, mbi 50,000 euro u keqklasifikuan nga fondet për kulturë dhe sport.

“Shpenzimet janë keqklasifikuar në disa raste, duke cenuar transparencën buxhetore”, konstatuan audtorët derisa komuna kishte thënë që ishte gabim teknik dhe do të rregullohej.

Po në atë vit ZAP-i ka evidentuar mangësi serioze në shpërndarjen e subvencioneve duke thënë se janë ndarë pa kritere të qarta dhe pa monitorim të rezultateve derisa pushteti i LDK-së në Pejë vetëm kishte premtuar se “do të hartohen udhëzues të rinj për procesin e subvencioneve”.

Peja “hallakamë” me subvencionet për OJQ-të

Auditorët për punën e subvencioneve madje identifikuan edhe raste konkrete.

Nga raportet e auditimit për vitet 2022 dhe 2023, janë përmendur disa OJQ që kanë përfituar fonde pa kritere të qarta ose pa monitorim të shpenzimeve. Sipas dokumenteve:

OJQ-të përfituese në vitin 2022

Shoqata “Art Peja” – ka marrë 10,000 € për aktivitete kulturore | Shkelja: mungesë raporti financiar dhe dokumentacioni mbështetës për shpenzimet.

Klubi Sportiv “Besa” – ka përfituar 15,000 € për organizime sportive | Shkelja: nuk kishte evidenca të sakta për përdorimin e mjeteve.

Shoqata e Bujqve të Rugovës – subvencion prej 12,000 € për mbështetje bujqësore | Shkelja: mungesë kriteresh të qarta në ndarjen e fondeve, asnjë monitorim mbi ndikimin.

OJQ-të përfituese në vitin 2023

OJQ “Rinia e Pejës” – subvencion prej 8,000 € për projekte rinore |Shkelja: mungesë raporti mbi aktivitetet e realizuara dhe mungesë dokumentacioni financiar.

Shoqata “Art Peja” – përsëri përfituese, këtë herë 9,500 €, për aktivitete kulturore | Shkelja: ZAP thekson se raportimi financiar ishte i mangët dhe nuk përputhej me udhëzimet.

Klubi Sportiv “Besa” – financim prej 20,000 € për aktivitete sportive | Shkelja: mungesë dokumentacioni që të dëshmojë se aktivitetet janë zhvilluar sipas kontratës.

Komuna e Pejës gjatë vitit 2024 ka shpërndarë subvencione për organizata joqeveritare në një proces që ZAP e cilëson si jo transparent dhe në kundërshtim me rregullat e financimit publik.

Në disa raste, subvencionet janë dhënë pa respektuar kriteret e parapara, pa dokumentacion të plotë dhe pa monitorim të përdorimit të fondeve edhe në vitin 2024. Për më tepër, disa nga përfituesit kanë marrë mjete të konsiderueshme, ndonëse nuk kanë raportuar për projektet e realizuara.

“Komuna e Pejës ka ndarë subvencione për OJQ në vlerë prej 45,000 €, ku përfitues ishin organizata të cilat nuk kishin dorëzuar raporte të plota financiare dhe nuk kishin justifikuar shpenzimet e mëhershme”, konstaton ZAP derisa pushteti i LDK-së në Pejë përsëri ishte arsyetuar se “do të ndërmarrim masa për përmirësim të procesit të subvencionimit dhe monitorimit të tyre”

Nga raporti i auditimit të vitit 2024 dalin përsëri emra të OJQ-ve përfituese te më hershme dhe ku zbulohet se një nga përfituesit kryesorë ishte OJQ “Art Peja”, e cila ka marrë 10,000 € subvencion për aktivitete kulturore, por nuk ka dorëzuar raportin financiar brenda afatit ligjor.

Një tjetër rast është OJQ “Sporti i Bashkuar”, e cila ka përfituar 15,000 € për aktivitete sportive, por pa prezantuar dokumentacion të plotë mbi shpenzimet.

Dhënia e subvencioneve në këto rrethana, sipas auditorëve, përbën shkelje të Udhëzimit Administrativ MF-Nr.04/2017 për subvencionet dhe cenon transparencën e financimit publik. Pa monitorim të qartë dhe raportim financiar, ekziston rreziku real që subvencionet të keqpërdoren për qëllime private apo politike.

Të gjitha këto raste ZAP i ka kategorizuar si shpërndarje subvencionesh pa kritere transparente dhe pa monitorim të rezultateve, duke lënë hapësirë për keqpërdorim të parasë publike.

Dyshohet se në mungesë të kritereve, fondet publike janë shpërndarë sipas preferencave dhe jo sipas nevojave.

Asetet komunale – prona që ‘humbin’ në letra nëpër vite

Problemet me menaxhimin e aseteve janë përsëritur në të tri vitet.

Në 2022 konstatohet se “Procesi i regjistrimit të aseteve nuk është i plotë; disa prona mungojnë në regjistër”, derisa një vit më vonë u konstatua se “Inventarizimi i aseteve nuk është kryer sipas udhëzimeve të Thesarit”, derisa pushteti i GAmend Muhaxheri të LDk-së ishte arsyetoar se regjistrimi ëhstë në proces, ose se procesi do të korrigjohej në vitin vijues.

Më 2024 auditorët ishin më të ashpër duke konstatuar se “pasuritë kapitale dhe jo kapitale ishin nënvlerësuar për 205,189 € për shkak të mosregjistrimit në SIMFK dhe e-pasuria”, që e bëri Komunën e Pjesë të komentonte vetëm me “Pajtohemi”

Kjo ngrit dyshime që pasuria publike e Pejës mbetet e paregjistruar dhe e pambrojtur dhe e eskpozuar kundrejt edhe tjetërsimit e që lë hapësirë për abuzime me pronën komunal.

Pagat dhe orët shtesë pa dokumentacion

Në administratën komunale u zbuluan edhe dyshime për keqpërdorime me pagat. Ku raporti gjen se “janë bërë pagesa për orë shtesë pa dokumentacion mbështetës dhe rekrutime pa respektuar procedurat e sistematizimit.” E Komuna kishte thënë se “do të forcohen kontrollet e brendshme dhe dokumentacioni”, por pa përmendur kush ishte përgjegjësi.

Në fund të vitit 2024, Komuna e Pejës ende nuk kishte finalizuar rregulloren për klasifikimin e vendeve të punës, cka bëri që auditimi i jashtëm të konstatonte se pa një rregullore të tillë, punësimet mbesin të paunifikuara dhe krijohet rrezik për klientelizëm dhe abuzim me burimet njerëzore, diçka që komuna e kishte komentuar përsëri me “Pajtohet”.

Të hyrat vetanake – borxhe të papaguara dhe mungesë arkëtimi

Në fund të vitit 2024, borxhet nga tatimi në pronë në Komunën e Pejës u arritën në 18,265,816 €, duke u rritur me 1,268,074 € brenda vitit. ZAP konstatoi se “llogaritë e arkëtueshme janë rritur për 1,268,074 € apo rreth 8%.” Dhe sipas këtij institucioni kjo rritje tregon mungesë serioze të mbledhjes së të hyrave vetanake, duke dëmtuar buxhetin komunal.

Vetëm nga kontratat e qirave, qiramarrësit i detyroheshin komunës edhe 36,500 € të papaguara.

Raportet e auditimit për vitet 2022, 2023 dhe 2024 tregojnë se Komuna e Pejës ka rënë në një spirale të përsëritur të keqmenaxhimit. Nga asfaltimet e ngecura e deri tek çerdhja e paguar pa punë, nga subvencionet për OJQ-të pa kritere e deri tek asetet e paidentifikuara, problemi është i njëjtë: mungesë transparence dhe mungesë përgjegjësie. Në çdo vit, ZAP konstaton të njëjtat shkelje, ndërsa Komuna përgjigjet me justifikime dhe premtime që zor që shndërrohen në ndryshim real.

Raporti i vitit 2024 vetëm sa e vulos këtë model të dështimit, duke nxjerrë në pah edhe më shumë probleme – nga prokurimi i dyshimtë e deri tek mungesa e rregulloreve për punësim. Opinioni i kualifikuar tre vite me radhë është një kambanë alarmi: buxheti i qytetarëve të Pejës po shpenzohet pa kontroll, ndërsa premtimet për reforma mbeten letra të bardha.

Komuna e Pejës rrezikon të bëhet shembulli klasik i asaj se si dështimi bëhet standard qeverisës.

JU REKOMANDOJMË

Maliqi: Kurti e Vuçiqi luajnë njësoj, bashkëpunuan për t’i mashtruar diplomatët perëndimorë për tri vjet
Lajme

Maliqi: Dimalin e zgjodhi Baba, PDK ia dha votën për ta ndalur ngërçin dhe për të parë nëse Kurti i ka votat për qeveri

27/08/2025 - 15:30
“Vendim i drejt, por pak i vonuar”, Dardan Krasniqi flet për dorëheqjen e Liburn Aliut
Lajme

“Vendim i drejt, por pak i vonuar”, Dardan Krasniqi flet për dorëheqjen e Liburn Aliut

27/08/2025 - 15:11
Glauk Konjufca para disa vitesh: Albin Kurti dhe Liburn Aliu e themeluan Vetëvendosjen, ishin shokë të burgut – pastaj erdhëm ne tjerët
Kryesore

Glauk Konjufca para disa vitesh: Albin Kurti dhe Liburn Aliu e themeluan Vetëvendosjen, ishin shokë të burgut – pastaj erdhëm ne tjerët

27/08/2025 - 15:06
Deputeti shqiptar në Zvicër i dërgon letër Këshillit Federal: Shpreha shqetësim për lirinë e medias dhe ndërhyrjet e pushtetit në RTK
Lajme

Deputeti shqiptar në Zvicër i dërgon letër Këshillit Federal: Shpreha shqetësim për lirinë e medias dhe ndërhyrjet e pushtetit në RTK

27/08/2025 - 14:58
Kurti kërkon hetim të thellë për vde’kjen e të riut në Lipjan: S’do ketë strehë për askënd që shkelë ligjin
Lajme

Kurti merr vendim, ja kush emërohet ushtrues detyrë i Ministrit të Drejtësisë pasi Haxhiu u zgjodh nënkryetare

27/08/2025 - 14:43
Kronika e RTK 2 për sulmin terrorist në Banjskë, Bordi suspendon drejtorin Zhelko Tvrdisiq
Lajme

RTK thotë se i hoqi nga moderimi disa gazetarë për shkak të “avancimit programor” dhe rritjes së “cilësisë”: S’tolerojmë më

27/08/2025 - 14:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë