Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ASHAK i reagon Hagës: Çdo shmangie nga Kushtetuta e Kosovës e Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut paraqet ndikim politik

10/02/2026 - 17:37
në Lajme
A A
ASHAK i reagon Hagës: Çdo shmangie nga Kushtetuta e Kosovës e Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut paraqet ndikim politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë së Hagës për të dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Kryesia e ASHAK-ut në reagimin e dërguar për media thotë se vlerëson se ky proces duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të garantojë të drejtat e njeriut, siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Çdo shmangie nga këto standarde paraqet influencë politike që lëndon legjitimitetin dhe paanshmërinë e procesit gjyqësor”, thuhet në reagim.

Kryesia e ASHAK-ut thekson rëndësinë historike dhe morale të luftës çlirimtare të UÇK-së, e cila u zhvillua për mbrojtjen e popullatës civile dhe çlirimin e Kosovës.

“Kontributi i tyre ka qenë vendimtar në këtë proces historik dhe nuk mund të relativizohet apo të stigmatizohet në kuadër të një procesi që mund të ketë motive politike”, thuhet në reagim.

ASHAK përmes reagimit ka thënë se kundërshton çdo përpjekje për relativizimin e gjenocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë.

“Lufta e UÇK-së dhe sakrificat e shqiptarëve për lirinë e Kosovës janë pjesë e historisë së dokumentuar dhe nuk mund të mohohen ose të keqinterpretohen për çfarëdo qëllimesh të tjera. Çdo përpjekje për të stigmatizuar luftën çlirimtare përmes interpretimeve të njëanshme, paraqet një kërcënim ndaj kujtesës historike dhe drejtësisë kolektive të popullit të Kosovës”, thekson reagimi.

Kryesia e ASHAK-ut ka propozuar që institucionet e Kosovës të ndërtojnë mekanizma të pavarur për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale, duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

“Kjo do të kontribuonte për mbrojtjen e të drejtave të individëve të përfshirë në proces, por edhe për ruajtjen e vlerave historike të luftës së popullit të Kosovës”, shton reagimi.

“Kryesia e ASHAK-ut vlerëson se kjo qasje është jetike për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës, për ruajtjen e kujtesës historike dhe për forcimin e sundimit të ligjit. Akademia mbetet e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj për të ndërtuar mekanizma monitorimi dhe analiza shkencore, të cilat do të sigurojnë që çdo proces gjyqësor të zhvillohet me drejtësi, paanshmëri dhe respekt për vlerat historike dhe qytetarinë e vendit”, përfundon reagimi.

JU REKOMANDOJMË

VV: Nga shtatë marrëveshjet e miratuara sot, katër janë marrëveshje kredie me vlerë 121 milion euro

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
02/04/2026 - 21:41

LVV ka reaguar pas miratimit sot në Kuvendit i Kosovës të 7 marrëveshjeve ndërkombëtare. Në reagimin e tyre thuhet se janë, përfshirë 4 kredi me vlerë totale 121...

Më shumëDetails

Rrahmani: Fjalën e lirë në Kuvend sot në Kuvend e penguan dy financueset e Shkëlzen Gashit, Haxhiu e Gërvalla!

Eman Rrahmani pretendon se në VV është shtuar numri i votave kundër Kodit Civil
02/04/2026 - 21:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar drejtpërdrejt dy ministret e kabinetit qeveritar për...

Më shumëDetails

Sukses i madh për Ermona Meshi – nderohet me “United States Diplomatic Medal” pas diplomimit në SHBA

Sukses i madh për Ermona Meshi – nderohet me “United States Diplomatic Medal” pas diplomimit në SHBA
02/04/2026 - 21:02

Togerja e FSK-së, Ermona Meshi është diplomuar me sukses në Adjutant General School të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke u vlerësuar me medaljen prestigjioze “United States Diplomatic...

Më shumëDetails

“Ideologjia i bashkon Vetëvendosjen dhe PDK-në”

“Ideologjia i bashkon Vetëvendosjen dhe PDK-në”
02/04/2026 - 20:38

Profesori Fadil Maloku në emisionin Gazeta tha se skena politike në Kosovë përfshin kategori të elektoratit që, sipas tij, janë të vetëdijshme dhe me prirje të qarta politike....

Më shumëDetails

Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale
02/04/2026 - 19:26

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka dal me njoftim rreththemelimit të komisionit ad hoc për verifikimin e njehsorëve elektrikë të konsumatorëve, që kanë parashtruar ankesa...

Më shumëDetails

Gazetarja e RTK-së i reagon Kurtit: Ti flet për fjalën e lirë, ndërsa ne u larguam nga detyrat tona për shkak të fjalës së lirë

Gazetarja e RTK-së i reagon Kurtit: Ti flet për fjalën e lirë, ndërsa ne u larguam nga detyrat tona për shkak të fjalës së lirë
02/04/2026 - 18:41

Gazetarja e RTK-së, Blerta Foniqi Kabashi, i ka reaguar sulmeve të rënda të Albin Kurtit ndaj mediave si financiarisht të lidhura me Serbinë dhe se “duhet të mbrohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë