Skuadra e Manchester United para pak çastesh njoftoi për largimin e Paul Pogbas nga klubi pas gjashtë viteve. Edhe pse kishte pasur kritika të shumta në drejtim të tij këto vite, francezi kishte arritur dy rekordet mjaft domethënëse për ‘Djajtë e Kuq’ në Premier League.
Pogba që kur kishte nënshkruar me Manchester United në vitin 2016, kishte krijuar më së shumti raste (231) dhe kishte dhënë më së shumti asistime në Premier League (38) më shumë se çdo lojtar tjetër i United në këtë periudhë.
Destinacioni i ardhshëm i 29-vjeçarit pritet të jetë Juventus, ku me shumë gjasë pritet një rikthim i tij në Torino pasi është edhe dëshira e Massimiliano Allegrit ta ketë përsëri në radhët e veta mesfushorin.
Ai ishte transferuar në ‘Old Trafford’ në vitin 2016 për shumën e 105 milionë eurove nga Juventus, duke u bërë atë kohë edhe lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë në botë.
Për Manchester United në të gjitha garat Pogba është paraqitur në 233 ndeshje, ku ka realizuar 39 gola dhe ka regjistruar edhe 51 asistime. /gazetametro.net












