Grupi i qytetarëve “Asnjë cent ma shumë”, që po e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, kanë caktuar ditën e protestës.
Ata kanë bërë me dije se të shtunën në ora 15:00 do të organizohet protesta e parë për këtë çështje.
Në njoftimin e tyre, ata kanë treguar arsyet e protestës.
“PSE PROTESTOJMË? 🔌 Kundër rritjes së tarifave me 15%! 💸 Kundër varfërisë energjetike! 🗣️ Për zë qytetar dhe transparencë! 🧾 Për tarifa të drejta dhe jetë me dinjitet!”, është thënë në njoftimin e tyre.
