Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Associated Press: Kurti i pari, por pa shumicën që i duhet ta ndërtojë qeverinë

08/02/2025 - 11:16
në Kryesore, Lajme
A A
Associated Press: Kurti i pari, por pa shumicën që i duhet ta ndërtojë qeverinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që pritet të mbahen më nëntë shkurt, kanë zënë vend edhe në ballinat e mediave më të njohura ndërkombëtare. Në një artikull të publikuar të premten, agjencia e lajmeve, Associated Press shkruan se ky do të jetë testi kyç per kryeministrin Albin Kurti. 

Qysh në fillim të artikullit, agjencia e njohur e lajmeve shkruan se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit shihet si e para, por nuk pritet të fitojë shumicën e nevojshme për të qeverisur sërish e vetme, duke lënë mundësinë e hapur për dy kandidatët e tjerë, nëse ai nuk arrin të formojë kabinetin qeverisës.

“Më 9 shkurt votojmë për të ardhmen..Votojmë Vetëvendosjen!” – citohet tutje deklarata e famshme e Kurtit.

“AP” raporton se konkurrentët e tjerë janë Partia Demokratike e Kosovës, apo PDK, si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, partia më e vjetër në vend.

Gjatë fushatës zgjedhore, partitë kanë bërë premtime për rritjen e pagave në sektorin publik si dhe të pensioneve, përmirësimin e sistemit arsimor dhe shërbimeve mjekësore, si dhe luftimin e varfërisë.

“Kemi plan për secilin qytet, secilen familje, secilin person” – ka thënë Bedri Hamza i PDK-së.

Lumir Abdixhiku i LDK-së në anën tjetër, ka premtuar: “Kemi alternativë për të garantuar një jetë më të mirë në Kosovë”. 

Në anën tjetër, Kosova po përballet me pezullimin 90-ditor të mjeteve për disa projekte përmes USAID-it, agjencia amerikane që ka qenë kyçe në rritjen e shtetit. ShBA-të kanë investuar dy miliardë dollarë në Kosovë që nga viti 1999, duke përfshirë investime prej një miliard dollarë nga USAID.

Po ashtu, tutje thuhet se vota do të vendosë se kush do ta drejtojë Kosovën në bisedimet e ngecura për normalizim me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“AP” përmend mosmarrëveshjet e Kurtit me fuqitë perëndimore, kjo për shkak të disa veprimve të Qeverisë në veri të vendit.

BE-ja ka suspenduar financimin e disa projekteve për gati dy vite tashmë. Po ashtu, Brukseli veçse ka vendosur kushtet për heqjen graduale të masave, të cilat ndërlidhen me hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë për deeskalimin e situatës në veri.

“Qeveria e re duhet të marrë hapa vendimtarë për ta rikthyer besueshmërinë dhe partneritetin me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë përmbushjen e të gjitha detyrimeve që dalin nga dialogu me Serbinë” – ka thënë analisti Ilir Deda.

Sa i përket mundësisë së zgjedhjes të një qeverie të re, një zëdhënës i Komisionit Evropian i ka thënë agjencisë së lajmeve:

“BE pret që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës për t’u përkushtuar në mënyrë konstruktive në dialogun e normalizimit me Serbinë. Kjo është qëndrore për integrimin e Kosovës dhe Serbisë”. 

Në fund, theksohet se BE-ja dhe ShBA-të kanë kërkuar nga të dy palët të implementojnë marrëveshjet e arritura para dy viteve, duke përfshirë këtu formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

KFOR ka rritur prezencën në Kosovë për shkak të tensioneve gjatë viteve të kaluara, derisa e ka shtuar edhe më shumë përgjatë periudhës së zgjedhjeve.

Një ekip prej 100 vëzhguesve nga Bashkimi Evropian, 18 nga Këshilli i Evropës dhe nga të tjera organizata ndërkombëtare e lokale pritet ta monitorojnë procesin e votimit.

JU REKOMANDOJMË

“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udhëtojë në Zvicër
Kryesore

“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udhëtojë në Zvicër

17/01/2026 - 09:25
Rinumërohen 312 vendvotime, këtyre kandidatëve iu hoqën më së shumti vota
Kryesore

Rinumërohen 312 vendvotime, këtyre kandidatëve iu hoqën më së shumti vota

17/01/2026 - 09:21
Parashikimi i motit për sot
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën

17/01/2026 - 01:09
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë
Lajme

Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë

16/01/2026 - 22:54
Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik
Kryesore

Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik

16/01/2026 - 22:45
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Kjo është mosha e këmbësorit që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

16/01/2026 - 22:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    243 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dorëhiqet nga AAK një nga më të votuarit në Gjakovë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rinumërimi/Emrat me më së shumti ndryshime të votave në listën e PDK-së, Bekim Haxhiu e Përparim Grudës i janë shtuar votat, ja kujt iu hoqën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë