Ekspozita e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” ka nxitur reagime të shumta pasi si e tillë doli skandaloze pasi kishte gabime të mëdha.
Por kjo nuk është hera e parë që Shkëlzen Gashi bëhet temë pasi kishte deklaruar edhe më herët se ish pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës kishin kryer krime.
E Shkëlzen Gashi nuk ka lëshuar pa dhënë komente aspak të duhura edhe për një figurë të madhe kombëtare siç është Isa Boletini.
Në një debat të vitit 2015 në KlanKosova ai deklaronte se figura e Isa Boletinit është përdorur nga regjimi komunist shqiptar, prandaj nuk mund të merret si personalitet që duhet ndjekur.
“Personaliteti i Isa Boletinit është glorifikuar. Biografitë që janë shkruar për të nuk janë të tilla, sepse në to është shenjtëruar jeta dhe vepra e tij”. – kishte deklaruar Gashi.
“Isa Boletini është personalitet tragjikomik. Ose thënë ndryshe, ai ka qenë mercenar”. – kishte deklaruar ndër të tjera Shkëlzen Gashi.
“Unë nuk mendoj që Isa Boletini është modeli që duhet ndjekur për shkak se nuk ka pasur konsistencë, qëllime të larta, ose thënë ndryshe – ka pasur qëllime meskine. Pra, është i ngjashëm me politikanët e sotëm”.













