Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avdimetaj: Ulja e borxhit publik nuk është sukses, përkundrazi tregon stagnim ekonomik

24/10/2025 - 20:47
në Ekonomi, Lajme
A A
Avdimetaj: Ulja e borxhit publik nuk është sukses, përkundrazi tregon stagnim ekonomik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në emisionin EURO n’T7 është publikuar një studim shkencor për uljen e borxhit publik, të paraqitur si sukses nga qeveria, përderisa për ekspertët kjo tregon se qeveria nuk ka projekte zhvillimore që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas hulumtimit shkencor të punuar nga profesori Kestrim Avdimetaj, borxhi publik i vendit nga viti 2021 deri më 2024 është ulur për rreth 7%.

Në anën tjetër, vendet e rajonit kanë një borxh më të madh publik i cili ka reflektuar edhe në rritje më të madhe ekonomike, siç është rasti i Shqipërisë.

Profesori Avdimetaj thotë se rritja e borxhit publik nga shumë shtete përdoret për të krijuar stabilitet ekonomik.

“Çka ndodh me rastin e Kosovës? Ne shohim, sipas statistikave të Bankës Qendrore, një rënie ndër vite të borxhit publik si raport i bruto produktit vendor: nga 2020 kur borxhin e kemi pasur 22%, ndoshta edhe për shkak të përkrahjeve gjatë pandemisë, ndërsa vitet më pas kur është hapur ekonomia kemi pasur rënie të vazhdueshme të borxhit publik. Kjo nuk është e mirë për shëndetin e ekonomisë dhe këtë e argumentoj me fakte dhe argumente shkencore. 80 deri 90% e bruto produktit vendor mund të jetë borxh publik dhe kjo nuk e rrezikon shëndetin e ekonomisë, kjo vlen për vendet e BE-së. Ndërsa për vendet e Ballkanit ku bëjmë pjesë edhe ne, borxhi publik mund të shkojë deri në 58% të bruto produktit vendor që Kosova e ka rreth 11 miliardë. Pra, Kosova ka mundësi ta rrisë nivelin e borxhit publik deri në 58% dhe të mos e rrezikojë shëndetin e ekonomisë, por ky borxh mund të rritet duke pasur projekte të mëdha kapitale dhe jo për të ndarë subvencione”, ka thënë Avdimetaj.

Por a duhet të krenohet qeveria e vendit me uljen e borxhit publik, ashtu siç po e bën tashmë? Sipas profesorit Avdimetaj, ulja e borxhit publik nuk jep sinjale të mira për shëndetin ekonomik.

“Shumë shtete të zhvilluara e kanë rritur borxhin publik. Shumica e vendeve të BE-së borxhin publik e kanë më të lartë se pragjet ligjore që përafërsisht është rreth 60% e bruto produktit vendor. Shumica e tyre pas pandemisë e tutje kanë nivele të borxheve mbi 70 e 80%. Ne kemi mundësi me e rrit borxhin publik, por atë duhet ta orientojmë në investime publike, në investime të cilat sjellin rritje ekonomike, si për shembull në infrastrukturë, në energji të ripërtëritshme dhe projekte të ngjashme”, ka shtuar Avdimetaj.

JU REKOMANDOJMË

Shala: Konventa e sotme ishte dëshmi se ekipi ynë ka vizion, seriozitet dhe profesionalizëm
Lajme

Shala: Konventa e sotme ishte dëshmi se ekipi ynë ka vizion, seriozitet dhe profesionalizëm

10/12/2025 - 22:05
KAH JE NIS? E degdisi PDK-në e Gjakovës në 5% para dy muajsh, tash Hajdar Beqa flet për fitore në gjithë Kosovën me 30%!
Lajme

KAH JE NIS? E degdisi PDK-në e Gjakovës në 5% para dy muajsh, tash Hajdar Beqa flet për fitore në gjithë Kosovën me 30%!

10/12/2025 - 21:49
Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit
Kryesore

Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

10/12/2025 - 21:42
Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së
Lajme

Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së

10/12/2025 - 21:23
Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale
Lajme

Avokati Hodaj sqaron kushtet që Kilaj duhet të respektojë pas lirimit nga Specialja

10/12/2025 - 21:21
Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington
Lajme

Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15%

10/12/2025 - 21:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    448 Shpërndaje
    Shpërndaje 179 Tweet 112
  • Reagon me plotë mllef Hekuran Murati, thotë se paga e 13-të është paraparë vetëm për vitin e ardhshëm

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Analfabetizmi në aksion: Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna Hasani, nuk di ta shkruajë as emrin e vet pa gabime – synon të bëhet deputete

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Këta janë shefat e MKRS-së së Çekut që po e mbrojnë me heshtje skandalin e pagesës së Drejtorit nga FC Vushtrria

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë