Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ngritur shqetësimin për rritjen e madhe të importeve nga Serbia.
Sipas tij, gjatë periudhës Janar-Maj 2025, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 91.37 milionë euro nga Serbia – një rritje prej 217% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur importet ishin 42.08 milionë euro.
Hoti paralajmëroi se kjo rritje e importit, për shkak të natyrës së mallrave, mund të jetë duke ndikuar negativisht në prodhimin vendor.