Deputeti i Guxos, Haxhi Avdyli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar pas procesit zgjedhor.
Ai e ka pranuar që Guxo sa herë garon ndaras votuesi anon më shumë nga VV-ja.
Sipas Avdylit ai nuk do të kishte besuar që kaq shpejt e kaq shumë Lumir Abdixhiku do e fuste LDK-në nën ombrellën e PDK-së.
Postimi i plotë:
E pranoj që Guxo, sa herë do dilte në zgjedhje ndaras me VV, votuesi do anonte më shumë nga VV sepse dallimet mes nesh janë të vogla e bashkëpunimi i sinqertë.
Por kurrë sdo kisha besu që kaq shpejt e kaq shumë Lumir Abdixhiku do e fuste LDK-në nën ombrellën e PDK-së.
Kjo shkrirje mes tyre as parimore as programore, po krijon një PDK të fortë e një LDK ineksistente.
Më shumë janë gëzuar e punuar LDK për fitoret e PDK-së se vetë PDK.
Në zgjedhjet e ardhshme nacionale, votuesi tyre sigurtë do dërgon votën direkt PDK-së, se sa në mënyrë anësore përmes LDK-së.
Asgjë e keqe ska, nga ky bashkim , veq ju uroj koalicionin e ri zyrtar apo ndoshta edhe shkrirjen PDK -LDK.
Shihemi në zgjedhje të përgjithshme në të cilën është ndarë shapi prej sheqeri si asnjëherë më parë.













