Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës është i konstituar dhe funksional, pavarësisht se nuk është votuar nënkryetari nga komuniteti serb.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Avdyli tha se kjo vlen si në aspektin juridik, institucional ashtu edhe politik.
“Kuvendi është i konstituar. Është absurd të mendohet e kundërta, sepse bëhet fjalë për një institucion që përbëhet nga kryetari dhe nënkryetarët. Si çdo institucion tjetër kolegial, kur ka shumicën, konsiderohet i konstituar”, u shpreh Avdyli.