Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit.
Pasi u pyet për emrin e Andin Hotit, ai buzëqeshi dhe tha se po e dëgjonte për herë të parë.
“S’e di. Prej juve po e dëgjoj”, tha ai.
Ai tha “nuk e di, jo, s’e di” edhe kur u pyet për GlauK Konjufcën.
I pyetur se a ka vullnet për marrëveshje, ai tha: “Po besoj që po. Shpresoj shumë”.
Ai tha “ta shohim”, kur u pyet se me cilin subjekt politik do të mund të arrihej kjo marrëveshje.














