Ish kryetari i komunës së Mitrovicës dhe ish ambasadori, Avni Kastrati i ka dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kastrati ka vlerësuar lartë figurën politike të Arian Tahirit, duke e cilësuar si zgjedhjen më të mirë për Mitrovicën.
Po ashtu edhe Tahiri ka shkruar se është nder për të të marrë mbështetje nga figura kaq të rëndësishme.