Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i ish-arkëtarit të BIK, Kastriot Feka, hedh dyshime për përfshirjen e familjarëve të krerëve të BIK-ut në “zhdukjen” e 166 mijë eurove

23/03/2025 - 20:01
në Kryesore, Lajme
A A
Avokati i ish-arkëtarit të BIK, Kastriot Feka, hedh dyshime për përfshirjen e familjarëve të krerëve të BIK-ut në “zhdukjen” e 166 mijë eurove
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas raportimeve për keqpërdorimin e 166 mijë eurove në Bashkësinë Islame të Kosovës që thuhet se janë para të vitrave, zeqatit, anëtarësisë dhe qerave të objeteve, ka reaguar avokati i ish arkatarit të BIK-ut në Prishtinë duke hedhur poshtë këto akuza.

Kastriot Feka, avokat mbrojtës i Bahri Rexhës ish arkatar i BIK-ut në Prishtinë që më pas u largua tërësisht nga puna, ka thënë se klienti i tij po akuzohet për keqpërdorim pa asnjë fakt apo provë të vetme, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Avokati Feka ka thënë se klienti i tij është larguar nga puna jashtëligjshëm dhe po dyshohet pa asnjë fakt të vetëm, duke theksuar se të gjitha faturat dhe transaksionet financiare janë kryer me nënshkrimin e kryetarit të BIK-ut në Prishtinë Hetem Sopjani.

Ai ka hedhur dyshime nëse familjarë të krerëve të BIK-ut kanë përfituar nga këto 166 mijë euro.

Tutje, Feka ka thënë se kanë kërkuar takim me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, mirëpo i njëjti nuk i ka pranuar.

“Gjithashtu, u deklarua se kallëzimi penal nga ana e BIK është përpiluar para 2 ose 3 muajve. Si përfaqësues ligjor i z. Rexhaështë me rëndësi të theksoj se kam paraqitur kërkesën për takim me kreun e BIK-ut z. Naim Tërnava dy vite më parë. Për mua mbeten të paqarta arsyet pse kjo kërkesë është heshtur dhe nuk është pranuar”, ka shtuar Feka.

Për këtë, Feka ka ngritur disa pyetje ndaj së cilave, ai thotë se duhet të përgjigjet myftiu Tërnava.

“Z. Tërnava mund të ketë shmangur pyetjet përkohësisht nga opinioni publik, por jo edhe përballë drejtësisë, siç janë:
– A ka pasur mundësi z. Bahri Rexha, në pozitën që ka ushtruar, t’i ndalojë krerët e BIK që të marrin para pa mbulesë nga arka e Bashkësisë Islame të Kosovës?
– Cili është “krimi” që e kryer klienti im, Bahri Rexha, kur nuk ka lejuar keqpërdorimin e buxhetit? (Sqarim: Duke qenë doktor shkencash dhe njohës i mirë i ligjit, ai nuk ka pranuar ta shkelë atë edhe kur kjo është kërkuar prej tij.)
– Nga kjo shumë e të hollave që mungojnë, a kanë përfituar edhe familjarët e krerëve të BIK-ut?!
– Si është e mundur që për të gjitha këto shkelje të kryera nga persona që janë në krye të Bashkësisë Islame të kërkohet përgjegjësi vetëm nga një njeri që ishte hallka e fundit e zinxhirit? Dhe, i cili vetëm ka zbatuar urdhrat nga mbikqyrësit e tij, duke rënë pre edhe e ushtrimit të ndikimit të tyre.
– Kur është bërë auditimi i fundit në BIK, (nëse është bërë ndonjëherë)?
Si dhe pyetja e fundit, por jo më pak e rëndësishme: Pse u amnistua Hetem Sopjani, personi përgjegjës për këto mjete?”, ka shkruar Feka.

Në atë postim, ai ka bashkëngjitur edhe letrën e 8 qershorit 2023, përmes së cilës thotë se i janë drejtuar myftiut Naim Tërnava rreth dyshimeve për keqpërdorimin e fondeve në BIK.

JU REKOMANDOJMË

Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar
Lajme

“Qeveri e turpit”, Gucati në varrimin e babait të Calit: Dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet

26/12/2025 - 14:29
Rrahman Rama: Me banorët e fshatrave Mihaliq e Druar ishim njëzëri se Kosovës i duhet ndryshim
Lajme

Rrahman Rama: Me banorët e fshatrave Mihaliq e Druar ishim njëzëri se Kosovës i duhet ndryshim

26/12/2025 - 14:22
Abdixhiku për vendimin e Kushtetueses: Masë tjetër, bllokadë tjetër – padituria kushton
Lajme

Abdixhiku: Me LDK-në në Qeveri, rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati

26/12/2025 - 14:10
104-shi i LDK-së, Roni Kosmann prezanton pesë zotimet për qytetarin
Lajme

104-shi i LDK-së, Roni Kosmann prezanton pesë zotimet për qytetarin

26/12/2025 - 13:43
Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë
Lajme

Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

26/12/2025 - 13:36
I jepet lamtumira e fundit babit të Calit, varroset pa praninë e djalit
Lajme

I jepet lamtumira e fundit babit të Calit, varroset pa praninë e djalit

26/12/2025 - 13:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Super zbritje për fundvit në Emona Center

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë