Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i popullit jep qëndrimin për rritjen e çmimit të energjisë, kritikon institucionet

29/05/2025 - 11:03
në Lajme
A A
Avokati i popullit jep qëndrimin për rritjen e çmimit të energjisë, kritikon institucionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit ka ofruar qëndrimin e përgjithshëm lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), si dhe efektet e krijuara nga kjo rritje, në dritën e garancive kushtetuese dhe ligjore sa i përket të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Avokati i Popullit vlerëson se rritja për 16.1% e tarifave për energjinë elektrike ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës, duke rënduar veçanërisht situatën e konsumatorëve në nevojë dhe të familjeve që përfitojnë asistencë sociale.

Më tej opinioni shpreh shqetësime serioze për mungesën e bashkërendimit ndërinstitucional dhe mosrespektimin e dispozitave të nenit 49 të Ligjit për energjinë elektrike, i cili kërkon konsultim ndërmjet ZRRE-së dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.

Në përgjigje të shqetësimeve që ka pranuar nga ankesat e qytetarëve, përfaqësues të sektorit privat, Oda Ekonomike e Kosovës dhe avokatë të palëve të prekura, Avokati i Popullit ka vlerësuar se:

• Qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim të veprojë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Energjinë Elektrike, në mënyrë që vendimet e tilla të ZRRE, të përcillen me masa përmes të cilave do mbrohen të drejtat e konsumatorëve në nevojë dhe kategoritë e tjera të cenueshme, e po ashtu të ndërmarrin masa konkrete me qëllim të krijimit e kushteve të përballueshme edhe për komunitetin e biznesit, duke krijuar kushte të përshtatshme për liberalizim të tregut me kushte të favorshme, si dhe duke marrë masa me qëllim që të shmangët krijimi i monopolit.

• Mungesa e institucioneve të konstituuara në kohën e marrjes së vendimeve ka pamundësuar një proces të balancuar dhe të përgjegjshëm.

• Vendimet e marra në mungesë të kapaciteteve të plota institucionale mund të sjellin pasoja të pariparueshme për qytetarët dhe nuk i shërbejnë interesit publik. Në këtë kontekst, është e domosdoshme të theksohet përgjegjësia që bie mbi qeverinë dhe institucionet përkatëse, të cilat kanë për detyrë të garantojnë një proces të rregullt, të drejtë dhe transparent në menaxhimin e kësaj çështjeje. Mungesa e transparencës gjatë procesit ka kontribuar në rritjen e mosbesimit publik, ndërsa shqetësimet e ngritura nga qytetarët kanë mbetur pa përgjigje adekuate, duke thelluar ndjenjën e papërgjegjshmërisë institucionale.

• Nëse nuk merren masa të menjëhershme dhe konkrete për të përmbushur detyrimet ligjore ndaj qytetarëve, situata mund të marrë përmasa shqetësuese .
Më tej Avokati Popullit thekson me tej se nevojitet një reagim serioz dhe i koordinuar nga ana e qeverisë dhe autoriteteve të përfshira, për të garantuar transparencë, llogaridhënie dhe zgjidhje të qëndrueshme,
Avokati i Popullit ka kërkuar pezullimin e zbatimit të vendimeve përkatëse deri në përfundimin e hetimeve dhe shqyrtimin e të gjitha aspekteve ligjore, sociale dhe ekonomike që lidhen me këtë çështje.

Edhe përmes këtij opinioni Avokati i Popullit e ri përsëritë qëndrimin se është e nevojshme që nga ZRRE-ja të pezullohet zbatimi i vendimit V_2697_2025, Vendimit V_2702_2025, nr.prot. 252/2025, i datës 29 prill 2025, vendimit V_2698_2025, dhe vendimit V_2703_2025, nr.prot. 253/2025, i datës 29 prill 2025.
Në fund Avokati i Popullit thekson se është obligim i secilit institucion në Republikën e Kosovës, që të angazhohen në drejtim të ofrimit të shërbimeve në të mirë dhe dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe dispozitat ligjore në fuqi. Ky opinion publikohet me qëllim që të kontribuojë në rritjen e përgjegjshmërisë institucionale dhe të shërbejë si mbështetje për proceset gjyqësore në zhvillim, duke vendosur të drejtat e njeriut dhe interesin publik në qendër të politikave përfshirë edhe atë energjetike.

JU REKOMANDOJMË

Mendimi për motin: Valë e të nxehtit këto ditë, maksimalet do të shkojnë deri në 32C e 35C
Lajme

Mendimi për motin: Valë e të nxehtit këto ditë, maksimalet do të shkojnë deri në 32C e 35C

31/05/2025 - 01:46
Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati
Lajme

Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati

30/05/2025 - 23:18
Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Kryesore

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë

30/05/2025 - 22:31
Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka
Kryesore

Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

30/05/2025 - 22:28
Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju
Kryesore

Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju

30/05/2025 - 22:11
‘Një fundvit plotë drita’ – Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët
Kryesore

Policia deklarohet për defilimin e maturantëve në veri, që u shoqërua me fishekzjarrë dhe flamuj serb

30/05/2025 - 21:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pezullimi i pagesës së shtesës për fëmijë, Avokati i Popullit me letër rekomandim për ministrinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ekskluzive: Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë