Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
Sipas tij, mosanëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, bart pasoja të shumëfishta.
Qelaj thotë se në këtë mënyrë edhe qyetetarët e vendit privohen në raport me një të drejtë ndërkombëtare.
‘Vetë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë kishte me tregu dhe kishte me qenë idnikatorë mjaft i rëndësishëm për shtetin, për qytetarët se Kosova ka mbërri të jetë në standarde të mjaftueshme me vendet demokratike të Europës”- ka thënë Qelaj.
Ai shtoi se pengesa në këtë proces vie nga politikat e brendshme të Kosovës.
Mosanëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës, Qelaj thotë se dëmton qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetet.
Ndërkaq, përfaqësimi në institucionet e Kosovës nga komuniteti thotë se ka pësuar ndryshim radikal nga dorëheqjet që qytetarët serb kanë dhënë nga këto institucione. /Kallxo/