Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Popullit pret në takim redaktorët e RTK-së që u larguan nda moderimi, thotë se do të hetojë ndërhyrjet politike

05/09/2025 - 15:40
në Lajme
A A
Avokati i Popullit pret në takim redaktorët e RTK-së që u larguan nda moderimi, thotë se do të hetojë ndërhyrjet politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka pritur në takim disa nga redaktorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Meneta Zekaj Nushi, Blerta Foniqi, Edona Musa Mustafa, Jehona Zhitia dhe Arton Mulliqi, të cilët shkuan atje për shprehur shqetësimet e tyre duke  paraqitur ankesë kundër menaxhmentit për shkak të largimit të tyre nga moderimi i emisioneve informative në RTK.

Ata u shoqëruan në takim nga juristja për të drejtën e medias, Flutura Kusari, e cila monitoron punën e transmetuesit publik, RTK.

“Redaktorët ndanë me Avokatin e Popullit informacione rreth presionit dhe censurës së ushtruar nga menaxhmenti dhe efektin e ndikimeve politike në punën e tyre. Ata folën edhe për presionin e vazhdueshëm mbi stafin, trajtimin diskriminues dhe ndryshim të skemës programore pa aprovim paraprak sipas procedurave. Ankesat përfshijnë po ashtu edhe ndërhyrjet me motive politike dhe tendencat që në vazhdimësi kanë për qëllim ndërhyrje të hapur politike gjë që cenon rëndë pavarësinë dhe lirinë mediale të këtij mediumi”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit theksoi se pavarësia e mediave publike nuk është privilegj i një institucioni, por një e drejtë themelore e qytetarëve për të marrë informacion të paanshëm, siç garantohet nga neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Çdo ndërhyrje nga çdokush me qëllim të ushtrimit të kontrollit përmes bordeve apo presioneve editoriale janë cenim i kësaj të drejte dhe kthejnë një mjet të demokracisë në instrument propagande, gjë që nuk duhet të ndodhë në asnjë rrethanë në RTK”.

Avokati i Popullit theksoi se praktika e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut flet për këtë gjë dhe përcakton si detyrim pozitiv të shtetit për të mbrojtur pluralizmin dhe pavarësinë editoriale të mediave publike, duke konsideruar se çdo kufizim i gazetarëve apo redaktorëve konsiderohet si shkelje e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së publikut për informim.

Avokati i Popullit konsideron se përpjekjet “për të ushtruar ndikim politik mbi median publike janë të papranueshme, bien ndesh me standardet demokratike dhe përbëjnë rrezik serioz për lirinë e fjalës dhe besimin qytetar”.

Në fund, Avokati i Popullit theksoi se ankesat e parashtruara do të hetohen dhe për të gjitha pretendimet e ngritura do të informohen ankuesit dhe publiku.

JU REKOMANDOJMË

Urdhri i Trump për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID, Maliqi: Tani jemi në situatë pa qasje në qindra miliona
Lajme

Agon Maliqi: Momenti i kthjelljes do të jetë kur kufiri me Shqipërinë do të na bëhet kufi me BE-në

05/09/2025 - 16:34
Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës
Lajme

Zelensky thotë se mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

05/09/2025 - 16:26
Burgu i Lipjanit bëhet me fushë tenisi
Lajme

Burgu i Lipjanit bëhet me fushë tenisi

05/09/2025 - 16:26
Kurtit s’i pëlqen pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, i kthehet gazetares
Lajme

Kurtit s’i pëlqen pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, i kthehet gazetares

05/09/2025 - 16:20
Masa e përkohshme, Ramabaja i jep “goditjen” e parë Kushtetueses: Bllokim i paramenduar, tallje me Republikën
Lajme

Masa e përkohshme, Ramabaja i jep “goditjen” e parë Kushtetueses: Bllokim i paramenduar, tallje me Republikën

05/09/2025 - 16:17
17 vjeçari nga Kosova i shtrirë për tokë, momenti kur policia gjermane e neutralizoi pas dyshimeve se theri një mësues
Lajme

17 vjeçari nga Kosova i shtrirë për tokë, momenti kur policia gjermane e neutralizoi pas dyshimeve se theri një mësues

05/09/2025 - 16:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • EKSKLUZIVE: Bastiset shtëpia e policit të Njësisë Speciale, Murat Latifi, ja çfarë u konfiskua nga aty (DETAJE)

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Prokuroria kërkon paraburgim për policin Murat Latifi, tregon si e ka larguar një person nga shtëpia dhe si ka spiunuar për hetime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Morina pas arrestimit të policit: Kam paralajmëruar se policë të Vushtrrisë punojnë për Gërbeshët, së shpejti priten arrestime tjera

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Nis seanca për caktimin e paraburgimit për policin e arrestuar për ndihmë personave të përfshirë në vepra penale (Pamje)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë