Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Popullit shpreh shqetësime për punën e Gjykatës Speciale në takim me Trendafilovën

14/05/2025 - 09:32
në Kryesore, Lajme
A A
Haga deklarohet për bastisjet e sotme në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ku ka ngritur një sërë shqetësimesh të rëndësishme lidhur me funksionimin dhe standardet e kësaj gjykate.

Sipas një komunikate të këtij institucioni, në fokus të diskutimit ishin garantimi i një gjykimi të drejtë dhe i paanshëm sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, barazia e palëve në procedurë, si dhe mënyra e sigurimit dhe përdorimit të provave, sidomos ato të siguruara nga Republika e Serbisë.

Qelaj thuhet se vuri në pah dyshimet mbi besueshmërinë e këtyre provave, duke theksuar se qëndrimi i shtetit serb ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ndikojë në kredibilitetin dhe objektivitetin e materialeve të paraqitura në gjykatë.

Një tjetër çështje e ngritur sipas komunikatës, ishte struktura e centralizuar e Dhomave të Specializuara, e cila sipas tij mund të cenojë pavarësinë e shkallëve të ndryshme gjyqësore dhe të drejtat për mjete efektive juridike.

Ai theksoi se vendosja e Dhomës Kushtetuese brenda kësaj strukture sfidon ndarjen e pushteteve dhe vlerësoi se kjo nuk përputhet me frymën e standardeve ndërkombëtare.

“Avokati i Popullit ngriti shqetësime edhe për rolin e tij brenda kësaj strukture, duke vlerësuar se kjo bie ndesh me parimet e Parisit, që kërkojnë që ky institucion të jetë plotësisht i pavarur dhe i pandikuar nga ndonjë autoritet tjetër”, thuhet në komunikatë.

Ndër shqetësimet e tjera të përmendura ishte edhe praktika e përgjimit të bisedave dhe vizitave në paraburgim, që sipas tij cenon privatësinë dhe mund të ndikojë në efektivitetin e mbrojtjes ligjore.

Qelaj kritikoi gjithashtu kohëzgjatjen e gjatë të paraburgimit dhe mungesën e alternativave të tjera, duke vënë në dyshim besimin e gjykatës ndaj institucioneve të Kosovës për zbatimin e masave alternative.

Në takim u theksua edhe çështja e kompensimit të viktimave, duke vënë në dukje trajtimin e pabarabartë në raport me rastet që gjykohen në Kosovë, çka sipas Avokatit të Popullit cenon parimin e barazisë përpara ligjit.

Në përmbyllje, Qelaj theksoi nevojën për më shumë transparencë dhe informim të publikut në lidhje me punën e Dhomave të Specializuara dhe shqetësimet që prekin të drejtat themelore të njeriut.

Ai u zotua se Institucioni i Avokatit të Popullit do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të ngre zërin sa herë që cenohen të drejtat e qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Armë, uniforma ushtarake dhe municion në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok – nisin hetimet

Armë, uniforma ushtarake dhe municion në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok – nisin hetimet
30/03/2026 - 09:33

Në fshatin Prelez të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur armë, uniforma, karikatorë, gëzhoja dhe dokumente. Krejt këto u gjetën në një shtëpi të pabanuar atje, derisa...

Më shumëDetails

Shembja e tokës, deklarohet Rama: Primare restaurimi i rrymës dhe ujit në qytet

Shembja e tokës, deklarohet Rama: Primare restaurimi i rrymës dhe ujit në qytet
30/03/2026 - 09:30

Të dielën, asfaltin në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, e përpiu toka. Kjo shkaktoi alarm te të gjithë qytetarët, ndërsa si pasojë, energjia elektrike dhe furnizimi me...

Më shumëDetails

Hoxha i Shipolit, Fatmir Latifaj, nënshkruan peticionin për çlirimtarët në Hagë

Hoxha i Shipolit, Fatmir Latifaj, nënshkruan peticionin për çlirimtarët në Hagë
30/03/2026 - 09:03

Hoxha i Shipolit, Fatmir Latifaj, i është bashkuar nismës për lirimin e çlirimtarëve në Hagë, duke nënshkruar peticionin në mbështetje të tyre. Ai, në mënyrë të qetë por...

Më shumëDetails

Rama: Ka filluar mbushja e gropës nga shembja e rrugës, qytetarët ta evitojnë këtë zonë

Pamje si nëpër filma: Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë
30/03/2026 - 01:47

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar në lidhje me situatën pas shembjes së rrugës në kryeqytet. Ai ka thënë se ka filluar mbushja e gropës...

Më shumëDetails

Kurti viziton Kombëtaren para ndeshjes me Turqinë: Përmes jush Kosova në sytë e mbarë njerëzimit

Kurti viziton Kombëtaren para ndeshjes me Turqinë: Përmes jush Kosova në sytë e mbarë njerëzimit
30/03/2026 - 01:41

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës...

Më shumëDetails

Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve 1998-1999

Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve 1998-1999
30/03/2026 - 01:39

Hartografi Sebastian Sokoli ka publikuar një hartë ku shënjohen masakrat e viteve 1998-1999. Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar listën e 103 masakrave më të mëdha....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Adesa”, kompleksi banesor unik që po e transformon Mitrovicën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sulm në një lokal në veri të Mitrovicës – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dje i fajësoi rëndë familjarët, sot Rron Gjinovci kërkon falje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë