Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokatja: A po thotë ZPS se SHBA e Europa dështuan ta kuptonin qëllimin e Thaçit? Si është e mundur që paska arritur t’i gënjejë?

11/02/2026 - 15:32
në Kryesore, Lajme
A A
Avokatja: A po thotë ZPS se SHBA e Europa dështuan ta kuptonin qëllimin e Thaçit? Si është e mundur që paska arritur t’i gënjejë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nina Tavakoli, avokate e Hashim Thaçit, tha në deklaratën përmbyllëse të ekipit të mbrojtjes në Gjykatën Speciale në Hagë se pretendimi i Prokurorisë se qeveria e përkohshme e vendit dikur përdorej nga të akuzuarit si mjet për “një plan të përbashkët kriminal”, rrëzohet nga disa faktorë.

Fillimisht, ajo tha se ekzekutivi përbëhej nga shumë parti dhe mbikëqyrej ndërkombëtarisht. Tha se kjo qeveri “nuk ishte një mekanizëm pushteti”.

“Krijimi i saj u mbështet nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe fuqi të tjera, si mënyrë për të unifikuar shqiptarët e Kosovës. Kjo mbështetje ndërkombëtare ngre dyshime se ajo u krijua si shtysë për të ekzekutuar një plan të përbashkët kriminal nga të akuzuarit për të marrë nën kontroll Kosovën”, tha ajo.

Tha se Prokuroria s’ka “pikë prove” për të argumentuar pretendimet e veta.

Sipas Tavakolit, pretendimi i Prokurorisë do të qëndronte vetëm nëse ajo pretendon se SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Europa ishin në mbështetje të një plani të tillë kriminal.

“A po thotë ZPS-ja që po bëhet fjalë për një dështim masiv të diplomatëve europianë dhe shërbime të inteligjencës europiane, të cilat nuk e kuptuan asnjëherë që ky ishte qëllimi i vërtetë. Si është e mundur që klienti ynë, që ishte vetëm 29 vjeç në atë kohë, t’i ketë gënjyer të gjithë ata?”, tha avokatja.

Ajo tha se Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të asaj qeverie të përkohshme nuk kishte pushtet real, duke shtuar se nuk mund të nënshkruante as marrëveshjen për çarmatosjen e UÇK-së, siç kishte dëshmuar ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.

Tavakoli pyeti Prokurorinë se si Thaçi, sipas ZPS-së, synonte ta merrte nën kontroll Kosovën, kur ishte pro armatosjes së UÇK-së, bashkënunonte me UNMIK-un dhe e kishte pranuar humbjet në zgjedhjet e pasluftës deri në vitin 2007.

“Si mundet që një person i tillë të të duket një person që po mundohej të kishte dhe të fitonte kontroll mbi Kosovën. Ne themi që ky nuk është rasti”.

Prokuroria e Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej ish-krerëve të UÇK-së.

Pasi të jepen të gjitha deklaratat përmbyllëse, që parashihet të kryhen deri më 18 shkurt, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e një aktgjykimi.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

JU REKOMANDOJMË

“Ia ka nxjerrë krahun” – Përleshje fizike brenda spitalit “Kllokoqi Estetika”

“Ia ka nxjerrë krahun” – Përleshje fizike brenda spitalit “Kllokoqi Estetika”
11/02/2026 - 16:15

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ambientet e spitalit “Kllokoqi Estetika”, ku dy pacientë janë përfshirë në një përleshje fizike me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve të para, shkak...

Më shumëDetails

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Cakolli: Mbrojtja po e çmonton aktakuzën, po dalin në pah absurditete e kundërthënie

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
11/02/2026 - 16:06

Eugen Cakolli, nga KDI, ka reaguar lidhur me deklaratat përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK’së,  duke thënë se ajo se çfarë po ndodh atje s’është vetëm përballje...

Më shumëDetails

Richard Prosper e “dridhë” ZPS’në: Mund të mos iu pëlqejnë dëshmitarët ndërkombëtarë por ishin ekspertë, po tregoni injorancë

Richard Prosper e “dridhë” ZPS’në: Mund të mos iu pëlqejnë dëshmitarët ndërkombëtarë por ishin ekspertë, po tregoni injorancë
11/02/2026 - 15:51

Pierre Richard Prosper, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka nisur me kritika të fuqishme ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar për deklaratat për dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes....

Më shumëDetails

100,000.00€ borxh pa interes, dokumenti që ekspozon raportin e ngushtë Pacolli-Murseli

100,000.00€ borxh pa interes, dokumenti që ekspozon raportin e ngushtë Pacolli-Murseli
11/02/2026 - 15:44

Ndonëse në vitin 2023 kur Naim Murseli ishte arrestuar nën dyshimin për vrasjen e ish-bashkëshortes së vet, Behgjet Pacolli përpiqej t’i kufizonte raportet me ish-këshilltarin e vet brenda...

Më shumëDetails

Ky është rendi i ditës i seancës konstituive e cila nis në orën 17:00

Ky është rendi i ditës i seancës konstituive e cila nis në orën 17:00
11/02/2026 - 15:24

Rendi i ditës, sipas rregullores, përmban katër pika. Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Rendi i ditës i kësaj seance: Formimi i Komisionit të...

Më shumëDetails

Nënkryetari Osmani dhe udhëheqësi i departamentit të MMPH vizitojnë shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet dhe tërmeti i mbrëmshëm në Bair, banorët kërkojnë ndihmë

Nënkryetari Osmani dhe udhëheqësi i departamentit të MMPH vizitojnë shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet dhe tërmeti i mbrëmshëm në Bair, banorët kërkojnë ndihmë
11/02/2026 - 15:20

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, së bashku me Ramë Hamzain, udhëheqës i departamentit të banimit në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë vizituar disa banorë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ky është emri që LVV pritet ta kandidojë sot për kryetar të Kuvendit

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Petkoviq: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë