Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi: KEDS-i bashkë me ministrinë po i fshehin provat, unë këtë e njoh si vepër penale

10/04/2026 - 10:27
në Kryesore, Lajme
A A
Azemi i LDK-së: Bashkëpunëtorët e Kurtit të dyshuar për korrupsion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, e ka akuzuar Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me KEDS-in se po i fshehin provat lidhur me skandalin e njehsorëve elektrikë.

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Azemi ka thënë se KEDS-i bashkë me ministrinë kanë dalë në terren dhe i kanë hequr njehsorët që kanë matur gabimisht energjinë elektrike.

banner
Ai më tej ka thënë se me këto veprime, ata po kryejnë vepër penale.

“KEDS-i bashkë me ministrinë po i fshehin provat, kanë dalë në terren me shpejtësi dhe i kanë hequr njehsorët që kanë matur gabimisht, ato prova i kanë dërguar diku ku ne nuk e dimë, në disa njoftime që unë i kam parë të lëshuara në fatura nga KESCO, iu është ndërruar njehsori, shkruan që njehsorin e kanë marrë për ta verifikuar dhe më pas tregojnë nëse u kanë borxh ose jo. Unë fshehjen e gjurmës e njoh si vepër penale. Prandaj, kjo është një prej gjërave që duhet ta ndalin menjëherë këtë fshehje”, ka thënë Azemi.

Ai ka shtuar se synojnë që t’i drejtohen Parlamentit me peticion për hetim të çështjes.

“Me peticion synojmë t’i drejtohemi Parlamentit të Kosovës për t’u siguruar që do të ketë një hetim të drejtë, fer e të paanshëm dhe që kompensimi për qytetarët të ndodhë në afat sa më të shpejtë. Ne jemi vjedhur. Ka ardhur në shtëpitë tona na ka vjedhur dhe shteti nuk ka ndërmarrë asgjë, nuk duhet ndalur. Nëse është e nevojshme duhet të dalim edhe në rrugë e të kërkojmë drejtësi në çfarëdo forme, por duhet të ndodhë mobilizim qytetar në masë më të madhe, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë se çka ka ndodhur”, ka thënë ai.

Lidhur me rritjen e çmimit të naftës, Azemi ka thënë se shteti duhet të marrë masa që t’i mbrojë qytetarët.

Sipas tij, qeveritarët nuk u dalin në ndihmë qytetarëve pasi që paratë do t’i përdorin si subvencione në kohë të zgjedhjeve.

“Kur qytetari nuk mund të marrë masa e ta mbrojë veten duhet që shteti të vijë në shprehje në këtë rast dhe t’i dalë zotë. Ne si qytetarë nuk mund ta kontrollojmë luftën atje (në Lindjen e Mesme) për ta pasur koston e naftës të lirë, kërkojmë nga shteti të intervenojë, por shteti nuk do që t’i shpenzojë paratë e veta në këto ulje të taksave. Në këtë rast, shteti po pasurohet dhe atë pasuri nuk dëshiron ta kthejë te qytetarët e ta zbresë taksën, por po thotë unë ua jap juve më pas si subvencione sepse më duhen për zgjedhje. Sa herë ka pasur zgjedhje këta periodikisht kanë dhënë para në formë të subvencioneve. Sërish do të përfundojë njësoj sikurse herëve të kaluara, nuk ka kurrfarë ndryshimi. Të gjitha këto para po ruhen për t’u dhënë në kohë të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

PDK kundër propozimit të VV-së për ndryshimin e rendit të ditës, Tahiri: Qeveria po ndërton agjendë për fushatë

PDK kundër propozimit të VV-së për ndryshimin e rendit të ditës, Tahiri: Qeveria po ndërton agjendë për fushatë
10/04/2026 - 11:21

PDK-ja është shprehur kundër ndryshimit të rendit të ditës për seancën e sotme. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë me dije se propozimet e...

Më shumëDetails

“Nuk u morëm vesh kështu”: Trump paralajmëron Iranin për Ngushticën e Hormuzit

Trump: Liderët e rinj të Iranit duan të flasin
10/04/2026 - 10:42

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër Teheranin lidhur me synimet e tij për Ngushticën e rëndësishme të Hormuzit. Kjo pak kohë para se...

Më shumëDetails

Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet të dini

Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet të dini
10/04/2026 - 09:54

Prej sot, më 10 prill futet në fuqi aplikimi i plotë i sistemit të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian.  Ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me...

Më shumëDetails

Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
10/04/2026 - 09:38

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, është kandidati i parë që e pëkrahin për president, në rast të një marrëveshjeje me...

Më shumëDetails

Studentët e Pejës sot në protestë, kërkojnë mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Studentët e Pejës sot në protestë, kërkojnë mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
10/04/2026 - 09:08

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” do të mbajnë sot një protestë në Pejë, e paralajmëruar të nisë nga ora 12:00 në sheshin e qytetit. Organizatorët kanë bërë të...

Më shumëDetails

SHBA pezullon operacionet ofensive në Lindjen e Mesme: “Irani pësoi humbje ushtarake historike”

SHBA pezullon operacionet ofensive në Lindjen e Mesme: “Irani pësoi humbje ushtarake historike”
10/04/2026 - 01:19

Edhe pse ka pushuar së luftuari, SHBA-të mbeten “të gatshme” në Lindjen e Mesme, thotë Komanda Qendrore e tyre. Duke folur në një video-përditësim, Admirali Brad Cooper thotë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më ka lëpirë… (VIDEO)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat, tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Abdixhiku

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Njeriu që e akuzoi Haradinajn për pagesa “për atentat ndaj Kurtit”, u pagua 10.500 euro nga pushteti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë