Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi: Paga e punëtorëve sot nuk del as për bureka

02/05/2025 - 21:16
në Ekonomi, Lajme
A A
Përfundon greva, punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës nisin punën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jusuf Azemi, i cili është kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka deklaruar në emisionin EURO n’T7 se ngritja e pagës minimale nga Albin Kurti në 350 euro në gushtin e vitit të kaluar u bë vetëm për efekte elektorale.

Sipas tij, paga minimale ligjërisht duhet të mbulojë shpenzimet për jetesë për një familje katër anëtarëshe, derisa të gjithë e dimë se paga prej 350 euro nuk mbulon as shpenzimet minimale për mbijetesë për një familje katër anëtarëshe.

“Paga minimale duhet të mbulojë shpenzimet për jetesë të një familje katër anëtarëshe. Ne e kemi llogaritur shumë thjesht: që brenda ditës nëse një anëtar ha dy bureka, sepse nuk mundet më shumë, brenda ditës katër anëtarë mund të hanë 8 bureka, sepse paga nuk u garanton asgjë më shumë. Për një ditë për këtë ushqim shkojnë 12 euro, derisa për 30 ditë shkojnë 360 euro. Pra, a janë këto institucione të krisura apo janë këta njerëz budallenj që marrin një vendim të tillë që paga të jetë 350 euro? Këtë vendim, pra për caktimin e pagës minimale, Albin Kurti e ka marrë vetë pa u konsultuar me asnjë faktor relevant, siç janë në këtë rast sindikatat,” ka pohuar Azemi.

Përveç këtij problemi, sipas Azemit, në sektorin privat telashe ka vetëm me kompanitë private të cilat i kontrakton shteti, sepse ato japin 370 maksimum për një punëtor pas lidhjes së kontratës me kompani private, e këto të fundit normalisht një pjesë nga kjo e ndalin për fitim të tyre.

Ky problem, sipas tij, nuk është te kompanitë tjera private, ngase trajtimi i punëtorëve është shumë më dinjitoz, si me pagë, ashtu edhe me ushqim apo transport.

“Mesatarja sot e një punëtori që punon dhe paguhet nga kompania private është 30 euro dita, një shujtë dhe transporti. Pra, gjendja në këtë sektor është përmirësuar dukshëm. Kjo nuk është se qeveria e vendit ka marrë ndonjë veprim, por është kryekëput për shkak të nevojave të kompanive private dhe mungesës së fuqisë punëtore. Pra, nuk kemi problem me pronarët që vetë marrin punëtorët për nevoja të tyre, por problem me kompanitë private të cilat shteti i kontrakton për shërbime të ndryshme si të mirëmbajtjes apo sigurimit fizik,” ka pohuar Azemi.

Kreu i punëtorëve të sektorit privat ka thënë se ka ende punëtorë të sigurimit fizik që paguhen me 232 euro në muaj, përkundër faktit se nga 1 tetori paga minimale është 350 euro. Për këtë janë të njoftuar që nga kryeministri e poshtë, por nuk ka asnjë reagim.

JU REKOMANDOJMË

Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Bedri Hamza: 131 është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës
20/03/2026 - 07:28

Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit. Në urimin e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e solidaritetit...

Më shumëDetails

Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit
20/03/2026 - 07:25

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar të gjithëve festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti uroi që agjërimi dhe lutjet të jenë pranuar. “Në mesin...

Më shumëDetails

Myftiu Tërnava mesazh akterëve politikë: Është e papranueshme që njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik

Myftiu Tërnava mesazh akterëve politikë: Është e papranueshme që njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik
20/03/2026 - 07:21

Myftiu Naim Tërnava përmes një ligjërate për qytetarët i është drejtuar me thirrje politikanëve që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut dhe të mos ngec vendi. “Prandaj, është e...

Më shumëDetails

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”
19/03/2026 - 23:41

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa po debatonte gazetari Baton Haxhiu me analistin Nexhmedin Spahiu, gazetari Haxhiu th ase po detyrohet...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë