Anëtari i kryesisë së LDK-së, Visar Azemi ka komentuar situatën në Kosovë pasi krizës energjetike dhe reduktimeve të ashpra gjatë ditës së mërkurë.
Ai ka publikuar dy fotografi të cilat shfaqin eksportin e rrymës që ka bërë Kosova në Serbi.
“Kosova në terr, e na i japim rrymë Serbisë”, ka shkruar ai.
Sipas platformave që ka publikuar Azemi, Kosova më 14 janar ka eksportuar 440 megavat energji elektrike në Serbi.












