Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Krasniqi rrëfen konfliktin fizik në Mitrovicë mes Agron Sylejmanit dhe Bekim Shytit: “U nxorën armët, unë ia kam kapur armën”

28/08/2023 - 21:05
në Kryesore, Lajme, Ndryshe
A A
Bedri Krasniqi rrëfen konfliktin fizik në Mitrovicë mes Agron Sylejmanit dhe Bekim Shytit: “U nxorën armët, unë ia kam kapur armën”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Javën e kaluar ka vazhduar gjykimi i Bedri Krasniqit e Alban Dezdarit të akuzuar për vrasjen e një polici të Kosovës dhe një polici të UNMIK-ut, vrasje e cila ka ndodhur më 23.3.2004në Podujevë. Në këtë seancë Alban Dezdari ka parashtruar pyetje për të akuzuarin tjetër, Bedri Krasniqi. Njëra nga pyetjet ishte për një koflikt fizik në Mitrovicë të ndodhur rreth rreth 20 vite më parë, raporton Veriu.info

Në pyetjen e të akuzuarin Alban Dizdari, se masi jena kthy në Mitrovicë a kena pas telashe, i akuzuar Bedri Krasniqi ka përmendur një konflikt fizik me Agron Sylejmanit dhe Bekim Shytit.

“Pasi që jena kthy në Mitrovicë në mes të Bekim Shytit dhe Agron Sylejmanit ka ndodh një konflikt, së pari verbal, atëherë ka qenë edhe fizik. Unë kam qenë diku 7-8 metra apo 10 larg me grupin tim, kur kanë fillu shokët e të dyve me u largu sepse u nxorën armët, unë kam ndërhy dhe ia kam kapur armën Agron Sylejmanit, pistoletën dhe i kam ndal. Pasi që Agron Sylejmani dhe Bekim Shyti kanë qenë shokë më herët, edhe Qerim Kelmendi ka qenë shok me ta, me të dytë, ka ardhë Qerim Kelmendi me i pajt. Aty më kanë thirr edhe mu. Qerim Kelmendi ka qenë me bashkëshorten dhe me Albanin. Por nuk ka ndodh pajtimi, Agron Sylejmani ka qenë i ashpër edhe me Qerim Kelmendin. Aty jena shpërnda, unë kam shku me njerëzit e mi për Pejë, Qerim kelmendi me Albanin dhe grun e vet edhe këta sigurisht ndoshta për Pejë kanë shku se nuk e di ku kanë shku prej aty”, ka thënë Bedri Krasniqi në seancën gjyqësore të mbajtur javën e kaluar.

Kush janë Bedri Krasniqi e Alban Dizdari?

Bedri Krasniqi, i dënuar për vrasjen e dy policëve të Kosovës: Sabahate Tolaj dhe Iusuf Haklaj më 2003, është i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës edhe për vrasjen e dy policëve të tjerë një vit më vonë. Ai dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e policit të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe policit të Kosovës, Arsim Rrustolli, në Podujevë më 2004. Ai po ashtu kishte qenë në krye të grupit që kidnapuan pronarin e fabrikës “Gllareva”, Azem Morinën. Kjo ngjarje ndodhi më 2010 dhe për kidnapim, Krasniqi u dënua me 17 vjet burg, raporton Veriu.info

Alban Dizdari është i akuzuar për për përfshirje në vrasjen e policit të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe policit të Kosovës, Arsim Rrustolli, në Podujevë më 2004, rast për të cilin më 9 nëntor 2007, me 30 vite burgim ishte dënuar Shkumbin Mehmeti.

Kush është Bekim Shyti?

Bekim Shyti ishte komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së në brigadën 142 të Zonës Operative të Shalës me shtab në Oshlan të Vushtrrisë. Ai kishte lënë Zvicrën për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së, ku edhe në verën e vitit 1998 iu kishte prirë ushtarëve të UÇK-së gjatë shkuarjes për të marrë armë në Shqipëri. Bekim Shyti me njësinë e tij Speciale ka zhvilluar shumë aksione të suksesshme ushtarake kundër forcave pushtuese serbe në territorin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Pas luftës ai iu është kthyer jetës private./Veriu.info

 

JU REKOMANDOJMË

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan
14/11/2026 - 17:16

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e tij kishte kullotur në oborrin e gjykatës, raporton...

Më shumëDetails

Limaj me deklaratë të ashpër: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Limaj me deklaratë të ashpër: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar
14/11/2026 - 16:33

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar punën e trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në një panel diskutimi me temën “Kosova...

Më shumëDetails

Ish-inspektori i BIA-s: Shërbimi sekret serb duhej ta dinte për Banjskën, për Vuçiqin aksioni mundësoi mbijetesën në pushtet

Ish-inspektori i BIA-s: Shërbimi sekret serb duhej ta dinte për Banjskën, për Vuçiqin aksioni mundësoi mbijetesën në pushtet
14/11/2026 - 16:09

Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Milan Zvezdanoviq, deklaroi se shërbimi i sigurisë serbe duhej të dinte për përgatitjen e sulmit terrorist në Banjskë,...

Më shumëDetails

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh
14/11/2026 - 14:39

Kur ishte vajzë e vogël, profesoresha Catherine Mummery zgjohej natën e bindur se në dhomën e saj ndodhej një përbindësh. Në të vërtetë, bëhej fjalë për gjyshin e...

Më shumëDetails

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar
14/11/2026 - 14:28

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës së Gjykatës Themelore në Graçanicë, për çka 59-vjeçari...

Më shumëDetails

Ministria gjen shkelje në QPS-në në Pejë në rastin e Arlinda Zekajt, rekomandon masa disiplinore ndaj dy zyrtarëve

Ministria gjen shkelje në QPS-në në Pejë në rastin e Arlinda Zekajt, rekomandon masa disiplinore ndaj dy zyrtarëve
14/11/2026 - 13:54

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka publikuar gjetjet e Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin institucional të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    396 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë