Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti, u është drejtuar mbështetësve të kësaj partie nga sheshi “Skënderbeu”, ku është pritur me brohoritje.
Kurti tha se edhe pse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, por ato preliminare tha se tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është fituese.
“Nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, por rezultatet preliminare tregojë një gjë të vërtetë e të saktë, se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo. Urime!”, tha Kurti.
Në këtë fjalim, ai përçmoi dy partitë opozitare, PDK’në e LDK’në.
“Ajo që dihet nga rezultatet preliminare është që edhe me i ba bashkë LËDËKYHIN, E PËDËKYHIN nuk bajnë sa Vetëvendosja jonë”, tha Kurti.
Ai deklaroi se këto zgjedhje kanë qenë të lira e të ndershme.
“Procesi zgjedhor ka qenë ai i zgjedhjeve të lira e të ndershme, ka qenë proces demokratik i cili nuk ka pasur incidente. E falenderoj Policinë e mekanizmat shtetërorë. Por, këshgtu ndodhë pikërisht kur është qeveria jonë në pushtet…”, deklaroi Kurti./Reporteri.net