Artisti 31-vjeçar Bad Bunny ka dalë fitues në disa kategori gjatë ceremonisë vjetore “Latin Grammy”, e cila nderon arritjet më të mira në muzikën latine. Ceremonia u zhvillua të enjten në Las Vegas, ku ylli portorikan u vlerësua me pesë çmime, përfshirë atë për albumin e vitit për “Debi Tirar Mas Fotos”.
Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, Bad Bunny falënderoi familjen dhe përmendi vendlindjen e tij, Puerto Rico.
“Edhe një herë, falënderoj Zotin, dhe nënën që më lindi. Ia dedikoj këtë çmim rinisë dhe fëmijëve të Amerikës Latine, veçanërisht atyre në Puerto Rico. Asnjëherë mos ndaloni të ëndërroni apo të jeni vetvetja. Nuk ka rëndësi prej nga vjen, mos harro kurrë prej nga ke ardhur as se ku po shkon”, deklaroi ai.
Bad Bunny ishte ndër kandidatët kryesorë të këtij viti me 12 nominime. Përveç çmimit për albumin e vitit, ai u nderua edhe për performancën më të mirë, këngën më të mirë urbane, performancën më të mirë reggaeton dhe albumin më të mirë të muzikës urbane.
Artisti do të konkurrojë gjithashtu në Çmimet Grammy më 2 shkurt, ku ka marrë gjashtë nominime, përfshirë edhe atë për albumin e vitit.
Ndër të tjerët që u nderuan në “Latin Grammys” ishin Alejandro Sanz, Gloria Estefan, Ca7riel dhe Paco Amoroso, Andres Cepeda dhe emra të tjerë të njohur të muzikës latine.













