Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë kohës kur ajo ka qenë ministre e Arsimit në kohën e Pandemisë Covid-19.
Sipas saj, dokumenti i publikuar në Debat Plus nuk lidhet me mandatin e saj.
Rreth kësaj çështje ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ku thotë se Hykmetes iu tregua jo vetëm kapela por e gjithë fytyra.
Postimi i plotë:
Hykmetes iu tregua jo veç kapela por e gjithë fytyra.
Tjera here mos manipulo më