Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajqinovci i bindur: VV do t’i fitojë 12 komunat që jemi në balotazh

18/10/2025 - 16:37
në Lajme
A A
Bajqinovci ironizon me LDK-në: “Rruga e Re” pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, skena politike në Kosovë u shkund nga një garë e ngjeshur që edhe pa fitues absolut, nxori në pah realitete të reja politike, modele të ndryshme qeverisjeje dhe reflektime të thella të partive.

Deklaratat e liderëve dhe analistëve zbulojnë tensionin, strategjinë dhe ambiciet pas çdo rezultati.

Fitues apo humbës absolut nuk pati. Ky ishte rezultati i votës qytetare më 12 tetor në Kosovë, ku qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për kryetarët e komunave.

Dalja në votime ishte nën 40 për qind – më e ulët se në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna, zgjedhjet përfunduan në rundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të ketë balotazh.

Sipas të dhënave preliminare nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje e fitoi garën pa balotazh në tri komuna, Podujevë, Kamenicë, Shtime, po aq dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila fitoi në Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit.

Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në Lipjan dhe Istog, duke u pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që siguroi fitore në Deçan, e Nisma Socialdemokrate në Malishevë.

Kandidati Ramiz Lladrovci fitoi në Drenas, kurse në Mamushë fitoi kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës.
Lista Serbe fitoi në 9 komunat e banuara me shumicë serbe.

Sa i përket balotazhit, Vetëvendosje do të garojë në 12 komuna, LDK në 10, PDK në 6 e AAK në 5.
Vetëvendosje e sheh veten si një forcë në rritje – jo vetëm numerikisht, por edhe në përhapje gjeografike dhe ndikim.

Deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci, për dokumentarin Expose të Gazeta Blic, flet për rritjen progresive të partisë në komuna të rëndësishme. Sipas tij, e gjitha kjo për shkak të mirëqeverisjes.

“LVV po bën gati 10 vite që i ka hyrë garës në nivel komunal dhe nga 1 komunë që e ka pasur, Komunën e Prishtinës, pastaj Prizrenin, pastaj para katër vitesh Podujevën, Gjilanin, Kamenicën e Shtimen, tashmë është rifkonfirmuar mirëqeverisja nga niveli qendror në nivelin lokal, ku komunat të cilat i kemi fituar në balotazh, sot kemi fituar prapë pa balotazh. Prandaj i kemi fituar 4 komuna, besoj që edhe Gjilani me votat e mërgatës do të fitojmë pa balotazh dhe jemi në balotazh në 12 komuna, ku për herë të parë LVV ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në nivelin komunal”, ka thënë ai.

Për Vetëvendosjen s’kishte befasi në rezultatin e zgjedhjeve lokale, teksa shpresat janë për fitore në 12 komunat në balotazh.

“Unë mendoj që në komuna më larg që nuk e kemi ditur se do të jetë rezultati por në bazë të mos punës së kryetarëve në ato komuna ne kemi hyrë në balotazh dhe shpresoj që në 12 komuna do të fitojmë në balotazh”, është shprehur ai.

Prishtina e Mitrovica sipas deputetit Bajqinovci, do të udhëhiqen nga partia pjesë e të cilit është ai.

“Nuk do a ndaja ndonjë komunë sepse i bie që mund të flas për 1 apo 2 por e di që Prishtina dhe Mitrovica do të qeverisen nga LVV por edhe 10 tjerat jam i bindur se do të fitojmë”, ka vlerësuar deputeti.

Por, çka pritet nga balotazhi më 9 nëntor, ku nga dy parti do të përballen në 17 komuna?

Nga Lëvizja Vetëvendosje shprehen të bindur se në 12 komunat që janë në balotazh do të fitojnë.

Deputeti Bajqinovci thekson se në Prishtinë do të fitojë VV-ja, teksa thotë se kandidati i LDK-së ka përkrahjen më të ulët në histori të kryetarëve të Prishtinës.

“Jam i bindur se do t’i fitojmë. E kemi një kryetar që e ka përkrahjen më të ulët në histori të kryetarëve të Prishtinës”, ka potencuar ai.

“Jemi duke analizuar qytet për qytet, lagje për lagje se si kemi dalë dhe çka duhet të veprohet. S’mund të jap një deklaratë se jemi apo s’jemi, po analizojmë rezultatin dhe gjithçka do të bëhet në të mirën e qytetarëve dhe për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shtuar Bajqinovci.
Po ashtu ai ka përmendur dhe çështjen e Mitrovicës, teksa thotë se do të fitojë kandidati i tyre për kryetar, Faton Peci.

  1. “Çështja e manipulimit e kanë bërë disa media por s’ka pasur fare manipulim. Manipulimi ka qenë nga mëngjesi deri në mbrëmje njëfarë inxhinieringu duke tentuar të thuhet se është dramë e vërtetë duke menduar se një i ri po fiton ndërsa ministri më i suksesshëm po humb. Mendoj se ka qenë një luftë speciale ditën e diel duke thënë se po fiton PDK por të dhënat e fundit tregojnë se Faton Peci do të jetë fitues me votat e mërgatës, ndërsa është vetëm 26 vota përpara kandidati i PDK-së”, ka deklaruar Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/

 

JU REKOMANDOJMË

Grenell: Dihet se situata është e keqe për Kurtin kur e humbet mbështetjen gjermane në vendin e tij
Kryesore

Grenell: Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi

18/10/2025 - 23:04
Shala: LVV-ja është si Lista Serbe
Lajme

Shala: Kurti tmerrohet nga kthimi eventual i Thaçit

18/10/2025 - 22:59
Zgjedhjet lokale, zbulohet data se kur do të mbahet balotazhi
Kryesore

10 asamblistët më të votuar në Kosovë

18/10/2025 - 22:41
Ramabaja fajëson KFOR-in italian dhe hungarez: E lanë Radoiçiqin të ikën nga Banjska
Lajme

Ramabaja për protestën në Tiranë: U mor vesh që organizatorët janë PS-PDK-BDI!

18/10/2025 - 22:09
Një tribunal që ka humbur rrugën
Lajme

Një tribunal që ka humbur rrugën

18/10/2025 - 22:01
Maqedonia e Veriut voton nesër, 1.8 milionë qytetarë zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë, garë e paqartë në komunat shqiptare
Lajme

Maqedonia e Veriut voton nesër, 1.8 milionë qytetarë zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë, garë e paqartë në komunat shqiptare

18/10/2025 - 21:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    334 Shpërndaje
    Shpërndaje 134 Tweet 84
  • Votat nga Diaspora e çojnë Gjilanin drejt balotazhit

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • 10 asamblistët më të votuar në Kosovë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Numërohet 50% e votave të diasporës në Mitrovicë: Peci i VV-së merr më shumë vota se Tahiri i PDK-së

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Putini do kalojë nga Shqipëria dhe Kosova? Dilema e Kremlinit: Si do shkojë në Hungari

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë