Deputeti i Lëvizjes Vetvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka iroznizuar deputeten e LDK-së Hykmete Bajrami pasi kjo e fundit tha se “për katër vite Qeveria Kurti II, i ka pasur në dispozicion 12 milardë Euro buxhet, taksa tonat këto dhe nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend, s’kemi çka të themi për energji të ripërtitshme, zero kapacitet të ndërtuara, andaj koha për të kërkuar llogari është tani!”.
Bajqinovci, u shprehë se Bajrami edhe për ngrohje globale e kish akuzu Qeverinë Kurti.
“E kish pasë Hykmetja një reagim para dy dite. Për besë edhe për ngrohje globale e kish akuzu Qeverinë Kurti”, ka shkruar ai.