Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka mbajtur një fjalë rasti në seancën e sotme ku po diskutohej për buxhetin.
Bajqinovci i ka reaguar deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, i cili tha se seanca e sotme është antkushtetuese.
“Nuk e pata ndërmend t’a marr fjalën por pasi që doli deputeti i partisë Demokratike dhe tha se është seancë antikushtetuese unë e kam një problem se ‘a ti besoj Arsim Bajramit apo t’i besoj Përparim Grudës’, bashkëthemeluesit të Partisë Demokratike, hartuesit të Kushtetutës profesorit të Fakultetit Juridik” tha Bajqinovci.
Bajqinovci ka ndarë një video se çfarë ka thënë profesori, Arsim Bajrami, për seancën për buxhetin.














