Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajraktari: Kushtetuesja caktoi afatin, por jo pasojën në rast të moskonstituimit të Kuvendit

23/07/2025 - 19:41
në Lajme
A A
Bajraktari: Kushtetuesja caktoi afatin, por jo pasojën në rast të moskonstituimit të Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit, megjithëse ka caktuar afatin 30-ditor, nuk ka qartësuar pasojën në rast të kalimit të tij.

Në emisionin FIVE, Bajraktari tha se vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet, por në këtë rast, sipas tij, ka munguar qartësia e nevojshme në disa elemente kyçe të aktgjykimit.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim nga gjyqësori dhe të gjitha palët e adresuara. Megjithatë, në këtë aktgjykim ka mungesë qartësie, sidomos sa i përket pasojave që ndodhin pas përfundimit të afatit 30-ditor”, u shpreh Bajraktari.

Ai shtoi se edhe pse në pjesën arsyetuese aktgjykimi është relativisht i qartë, në dispozitiv mungojnë elemente thelbësore që do ta bënin atë të plotë dhe pa dilema ligjore.

“Pjesa arsyetuese është e shkruar mirë, por nuk u dha një përgjigje eksplicite për disa prej çështjeve të adresuara nga subjektet politike. Do të ishte ndihmuese që Gjykata të trajtonte pyetjet e ngritura, për të sqaruar edhe nëse veprimet e kryesuesit teknik para publikimit të aktgjykimit kanë qenë në përputhje me Kushtetutën”, theksoi ai.

Bajraktari tha se mungesa e specifikimit të pasojës pas afatit 30-ditor lë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe paqartësi institucionale.

“Gjykata ka caktuar afatin, por nuk ka specifikuar se çka ndodh pas përfundimit të tij. Kjo nënkupton se nuk e ka qartësuar në mënyrë të mjaftueshme situatën në rastin konkret”, theksoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Ish-polici kërcënon ish-kolegun në Leposaviq – i dërgon mesazhe fyese e kanosëse

23/07/2025 - 23:00
Guri – Pacollit: Fitore kthej 252 mijë euro
Kryesore

Guri – Pacollit: Fitore kthej 252 mijë euro

23/07/2025 - 22:51
Reagon Sveçla: E kemi rritur 30% buxhetin për Policinë, kush e përdorë situatën për të zbehur angazhimet do të dështojë
Lajme

Sveçla: Gënjeshtra është interes nacional serb – Vuçiq dhe shpura e tij po mundohen t’i qëndrojnë kësaj

23/07/2025 - 22:42
Kurti po llogarit shumë në Fatmir Limajn për t’i siguruar 61 vota: Kjo është e mundshme, nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullnet politik
Lajme

“Gjasa minimale për një koalicion Nisma – Kurti nuk i ka ba asnjë lloj oferte Limajt, është i interesuar për zgjedhje”

23/07/2025 - 22:29
​Maqedonci: FSK është gati, vendet mosnjohjes janë problem për në NATO
Lajme

Maqedonci: Gashiq flet si Millosheviqi, Serbia strehon terroristë dhe rrezikon paqen

23/07/2025 - 22:09
Fitore Pacolli: S’mund të vazhdojmë më kështu, t’u merren mandatet deputetëve që s’po votojnë
Kryesore

Raportohet se burri i Fitore Pacollit i ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Hajrulla Çekut të VV’së

23/07/2025 - 21:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

    Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Një person dërgohet pa shenja jete nga Aqua Park, rikthehet mrekullisht në jetë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • “Ec në shpi”: Ganimete Musliu nuk e lejon Deharin t’ia ndalojë mikrofonin, ndërpritet seanca

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekipi i mbrojtjes së Thaçit në rrezik, kërkesë urgjente Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gresa nis pushimet … me Vullnetin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë