Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Afera më e madhe korruptive në Kosovë po ndodh në sektorin e energjisë, Prokuroria të veprojë urgjentisht

26/05/2025 - 12:48
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami për kontratat njëburimore: Të korruptuarit janë bashkëpunues me VV-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se aktualisht në Kosovë, nuk ka korrupsion më të madh se ai në energji.

Bajrami ka bërë thirrje të hetohet çdo gjë nga Prokuroria.

“Duhet të hetohet KEK-u: Pse remontet bëhen dimrit? A është prodhuar më shumë verës e natën kur nuk kemi konsum dhe më pak ditën duke ndikuar në rritjen e importit? Të hetohen tenderët dhe ndikimi i realizimit të tyre në kapacitetet gjeneruese dhe rritjen e importit?”

Sipas saj, duhet të hetohet Qeveria/Ministria e Ekonomisë dhe ndërhyrjet politike në KEK, ZRrE dhe KOSTT.

“Duhet të hetohet KOSTT-i: Si është e mundur që çmimet në ALPEX janë më të shtrenjta sesa në HUPX gjatë tërë vitit 2024 dhe gjatë viti 2025? Si është lejuar të kalojë importi i energjisë me çmim transporti deri në 800 euro për MWh?”

Ajo thotë se pos këtyre të dyjave, duhet të hetohet ZRrE-ja, sepse sipas saj, kjo licencon KEK-un, KOSTT-in dhe të gjithë operatorët privatë.

“Duhet të hetohet NOA si tregtari më i madh i energjisë dhe lidhjet e kësaj kompanie me Serbi e me këdo në Kosovë si dhe kompanitë dhe palët e tjera përfituese në krejt këtë situatë”.

Kushdo që e zbardh këtë skemë, sipas Bajramit, do të hyjë në historinë e këtij shteti si patrioti më i madh i pasluftës.

“Përndryshe, nëse ky skandal i përmasave të Ëatergate heshtet dijeni të gjithë se do të shkatërrojë ekonominë e këtij vendi dhe do ta varfërojë çdo familje në Kosovë. Mos harroni, në Kosovë janë mbi 700 mijë njehsorë/matës të energjisë – një euro më shumë në muaj për secilin, llogaritni sa kushton, por rritja prej 128% sa mendoni se është? E rritja deri në 260% për 1300 biznese – sa?”

Ajo thotë se krejt këto kanë çmimin e të ardhmes së këtij vendi – nuk guxojmë me u bë peng i këtyre përfitueseve, andaj na duhet reagim!

“Një shtet dhe një shoqëri nuk mund të dorëzohen para veprës më të madhe korruptive që po ndodh në historinë e vendit tonë. Falënderoj gazetarët që kanë shpërfaqë fakte shokuese dhe na i kanë hapë sytë me gisht siç thotë populli, për me pa se çka po ndodhë në sektor”.

JU REKOMANDOJMË

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”
27/03/2026 - 02:37

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani ka tejkaluar kompetencat...

Më shumëDetails

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror
26/03/2026 - 22:51

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll. “Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës. Kosova fitoi 3:4 në udhëtim...

Më shumëDetails

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon
26/03/2026 - 20:24

Raporti vjetor i NATO-s e identifikon Rusinë si “kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin tonë në rajonin euroatlantik”, duke vlerësuar se...

Më shumëDetails

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
26/03/2026 - 20:14

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Dardanët që të gjejnë rrugën drejt Kupës së Botës. “Sonte në Bratisllavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të...

Më shumëDetails

PDK mohon ofertën për postin e Presidentit

PDK-ja iu bën thirrje anëtarëve të saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës
26/03/2026 - 20:06

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se i është ofruar posti i Presidentit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe spekulative. PDK njofton se do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë