Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur sërish shqetësimin e saj në lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë.
Ajo njoftuar se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!
“Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje. Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar? Mos harroni kurrë: Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset. Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve. Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë”, ka shkruar ajo, duke e dhënë një lajm të mirë.
“Por ka një lajm të mirë: Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!”, ka shkruar ajo.













