
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se presin marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit.
Bajrami tha se me 20 vota të LDK nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës. “Ne para jush ftojmë dhe presim nga partia e parë që të thërrasë partitë shqiptare parlamentare për konsultim dhe marrëveshje politike për konstituim e Kuvendit”, tha Bajrami.
Ajo tha se respektojmë vendimin e Gjykatën Kushtetuese, por duhet marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit.