Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Gjykata ka vendosur kufizime strikte, tani topi është te VV-ja

19/08/2025 - 12:53
në Lajme
A A
Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas disa tentativave të pasuksesshme për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, nesër pritet të mbahet seanca e radhës, ku në fokus do të jetë zgjedhja e kryetarit të kuvendit. Ende nuk është e qartë nëse do të ketë zhvillime të reja që mund të çojnë drejt zgjidhjes së ngërçit politik.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami tha se gjithçka varet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe vullneti i saj për të propozuar një kandidat që mund të sigurojë shumicën e nevojshme parlamentare.

“Zgjedhja e kryetarit të kuvendit varet nga gatishmëria e Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar një kandidat që mund të sigurojë 61 vota,” tha Bajrami për IndeksOnline.

Bajrami shtoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka qartësuar se mënyra si ishte tentuar votimi i mëhershëm përmes votimit të fshehtë dhe me ndërprerje të seancës ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Gjykata ka vendosur kufizime strikte: votimi për kryetarin duhet të jetë i hapur dhe i kufizuar deri në tri herë për të njëjtin kandidat. Ju rikujtoj se Albulena Haxhiu në votim të hapur ka dështuar gjashtë herë. Edhe kundërshtimi i 48 herë i komisionit për votim të fshehtë nga deputetët ka qenë në fakt votë kundër saj”, theksoi ajo.

Ajo ka qenë e qartë në qëndrimin e saj se, nëse Lëvizja Vetëvendosje e propozon sërish Albulena Haxhiun, atëherë është e dukshme se nuk ka vullnet për zgjidhje.

“Nëse nesër propozohet prapë zonja Haxhiu, atëherë shihet qartë se LVV-ja nuk ka reflektuar, nuk ka interesim e as interes për të konstituuar kuvendin. Do të vazhdohet me bllokadë,” përfundoi Bajrami.

Tani mbetet të shihet nëse seanca e nesërme do të sjellë ndonjë kthesë në procesin e konstituimit të kuvendit apo do të përballemi me një tjetër raund të bllokadës institucionale

JU REKOMANDOJMË

Ekonomi

Asetet e BQK-së arrijnë vlerën prej 1.86 miliardë eurove

19/08/2025 - 13:55
Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë kërkon ndihmë për transplantim të mëlçisë, kushton 100 mijë euro
Lajme

Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë kërkon ndihmë për transplantim të mëlçisë, kushton 100 mijë euro

19/08/2025 - 13:35
Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë
Kryesore

Kuvendi mblidhet nesër, reagon Presidenca e konsideron “urgjencë shtetërore”

19/08/2025 - 13:21
Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
Lajme

Kadrijaj: Nuk ka pasur fare nevojë të ndodhte ky ngërç, VV-së po i mungon vullneti politik

19/08/2025 - 12:44
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Lajme

Cakolli: Nuk ka arsye ligjore pse s’u thirr seanca menjëherë, një pjesë e deputetëve me gjasë janë ende në pushime

19/08/2025 - 12:35
Gjykata ia ndaloi vizitat te Thaçi, reagon Behrami: Shkelje e të drejtave të njeriut ndaj Presidentit
Lajme

Gjykata ia ndaloi vizitat te Thaçi, reagon Behrami: Shkelje e të drejtave të njeriut ndaj Presidentit

19/08/2025 - 12:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest për Goran Rakiçin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjykata Kushtetuese: Brenda 30 ditëve duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arsyetimi i Kushtetueses, ja pse Dehari e shkeli Kushtetutën dhe pse Haxhiu mund të kandidohet vetëm tri herë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë