Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Kur u raportua mbyllja e Hormuzit u rrit çmimi i naftës në Kosovë, kur ra dje mbeti i njëjtë, po tolerohet nga Qeveria

09/04/2026 - 14:59
në Lajme
A A
Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e përshkroi si absurde atë që po ndodh me çmimin e naftës në Kosovë. Ajo thotë se kur u dhanë lajmet për mbylljen e ngushticës së Hormuzit u rrit çmimi menjëherë në Kosovë, ndërsa dje kur çmimi i naftës ra në bursa ndërkombëtare si pasojë e arritjes së armëpushimit SHBA-Iran, çmimi në Kosovë s’ndryshoi.

“Në momentin që u raportua për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, çmimet në Kosovë u rritën menjëherë, por kur situata dje u qetësua dhe çmimet ranë në bursë, tek ne mbetën të njëjtat. Pra, për t’u rritur çmimi mjafton një lajm por për t’u ulur, duhet ‘kohë’. Kjo nuk është logjikë tregu, ky është abuzim ndaj qytetarëve”.

Për këtë Bajrami e bëri fajtore Qeverinë, masat e së cilës për vendosjen e tavanit të çmimit i kritikoi.

“E vërteta është që kjo situatë po tolerohet nga Qeveria, e cila në vend që të mbrojë qytetarët, po e shfrytëzon krizën për të mbushur buxhetin. Kemi thënë vazhdimisht: kjo nuk zgjidhet me marzha e çmime tavan që nuk kontrollohen dot. Problemi është shumë më i thellë: mungesë vullneti për të ulur taksat, mungesë menaxhimi dhe mungesë analizë të të dhënave. Sot, nuk ka as të dhëna bazike: Sa naftë ka në tregun vendor kur rriten çmimet? Me çfarë çmimi është importuar dhe a po shitet më shtrenjtë?”.

Bajrami tha se nëse çmimi lëviz në bursë, Qeveria duhet të dijë saktësisht se sa është stoku i naftës dhe me çfarë çmimi është blerë.

Ky informacion, thotë ajo, ekziston në Doganë, por nuk përdoret nga Qeveria.

“Kjo do të thotë se vendimet nuk bazohen në të dhëna, por në reagime të vonuara dhe selektive. Ndërkohë që Qeveria vendos marzhat dhe garanton fitimin për tregtarë, refuzon të ulë TVSH-në dhe akcizën, dy komponentët kryesorë të çmimit. Sa më i lartë çmimi, aq më shumë para mbledh shteti. Sot, për çdo litër naftë, buxheti merr 13–15 cent më shumë taksa sesa para krizës. Ky është ‘fitimi’ i Qeverisë nga kriza”.

Më pas, ajo propozoi disa masa për të cilat tha se janë të mundshme në këtë situatë.

– Raportim ditor për stokun dhe çmimin e importit,

– Reflektim real i çmimeve në kohë, jo abuzim me stokun e vjetër,

– Ulje e TVSH-së dhe akcizës

“Nafta është burim inflacioni. Nëse nuk e stabilizon çmimin e saj menjëherë, çdo ndihmë pas inflacionit vetëm e ushqen këtë të fundit. Po një gjë duhet të dihet qartë se problemi nuk është mungesa e mjeteve për reagim, problemi është mungesa e vullnetit”.

JU REKOMANDOJMË

S’arriti të siguronte barna në listën esenciale e as nuk i dërgoi dokumentet që s’janë nën hetime, SHSKUK kërkoi që të vendoset në listë të zezë “Provit Pharmaceutical”

S’arriti të siguronte barna në listën esenciale e as nuk i dërgoi dokumentet që s’janë nën hetime, SHSKUK kërkoi që të vendoset në listë të zezë “Provit Pharmaceutical”
09/04/2026 - 15:56

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka kërkuar që kompania farmaceutike “Provit Pharmaceutical” të përjashtohet nga pjesëmarrja në tenderët publikë, nën dyshimet për mos-paraqitje të dokumenteve nga...

Më shumëDetails

Çmimet globale të naftës rriten sërish

Ulet çmimi i naftës
09/04/2026 - 15:48

Çmimet globale të naftës u rritën sërish, ndërsa shtohen shqetësimet nëse armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të qëndrojë apo jo, pasi Izraeli nisi...

Më shumëDetails

Ali Ahmeti u shkruan letër ndërkombëtarëve për zhvillimet në Maqedoni të Veriut

Mospjesëmarrja e Kurtit në protestë, Ali Ahmeti: Kjo nuk është gjë e mirë
09/04/2026 - 15:43

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i saj, Ali Ahmeti u ka dërguar një letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë lidhur me zhvillimet e fundit politike në...

Më shumëDetails

Vuçiq pas takimit me Sorensen zbulon fokusin kryesor në bisedë

Vuçiq pas takimit me Sorensen zbulon fokusin kryesor në bisedë
09/04/2026 - 15:42

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha të enjten se ka zhvilluar takime të mira në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj: Në Koshare, luftuan krah për krah trima nga të gjitha trojet shqiptare

Ramush Haradinaj: Në Koshare, luftuan krah për krah trima nga të gjitha trojet shqiptare
09/04/2026 - 15:27

Ramush Haradinaj ka kujtuar luftëtarët e Brigadës 138 të UÇK-së, duke theksuar se në Koshare u zhvillua një nga betejat më heroike, ku shqiptarë nga të gjitha trojet...

Më shumëDetails

Spahiu për gabimin matematikor të Kurtit: E ka “vra” Zoti sepse e ka bë ministre një analfabete (VIDEO)

Spahiu për gabimin matematikor të Kurtit: E ka “vra” Zoti sepse e ka bë ministre një analfabete (VIDEO)
09/04/2026 - 15:20

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina, ku ka folur për aktualitetin politik në Kosovë. Spahiu ka folur edhe gabimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Njeriu që e akuzoi Haradinajn për pagesa “për atentat ndaj Kurtit”, u pagua 10.500 euro nga pushteti

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë